Beauty > Flokët

Ky stil flokësh vere është një bekim: As pjastër, as mashë, asgjë!

Le ta pranojmë: në këto ditë përëluese vere, çfarëdo lloj rutine para pasqyrës nuk duhet të zgjasë më shumë se dhjetë minuta dhe s’duhet të përfshijë asnjë pajisje të nxehtë. Sigurisht me këto nivele lagështie në ajër, nuk ju vëmë faj kur zini pjastrën me duar për të sheshuar flokët e elektrizuar apo ondet krejt pa rregull. Fatmirësisht, trendi i momentit ju shpëton nga djersët e pjastrës apo tharëses.

Merrni shembull nga Kim Kardashian që i ktheu të ashtuquajturat “flokë plazhi” në një deklaratë mode më vete.  Flokë të gjatë ose jo, ondet e ëmbla të plazhit arrihen lehtë, pavarësisht kur e keni larë flokun për herë të fundit.

E mira është të bëni një dush në darkë dhe flokun e lagësht, jo të lagur, ta kapni gërshet. Në mëngjes do të zgjoheni me onde gjithë formë, që pasi t’i shtroni me duar, do të kenë të njëjtën teksturë si këto në foto.

Nëse s’jeni në pozitën për të bërë dush e për të pritur tetë orë, vraponi drejt një shampoje të thatë ose shkumës tuaj të preferuar. Me majat e gishtave formoni kaçurrela siç do të bënit me një difuzor. Voila, kaq ishte. Shijoni flokë glamour, pa djersën në qafë.

Artikuj të ngjashëm