Nëse keni bark, falenderoni nënën që ju trashëgoi gjene të predispozuara për bark me tule, ose falenderoni fëmijët që u krijuan aty. Cilado qoftë arsyeja, mund t’ju lindë dëshira të keni një bark të sheshtë.
Edhe pse është thuajse e pamundur të zhdukësh tërësisht dhjamin ng zona të caktuara të trupit, me ndihmën e një autoreje fitnesi dhe instruktoreje, po ju japim disa këshilla, në lidhje me ç’duhet të konsumoni dhe çfarë jo, për të minimizuar shanset për një bark si jastëk.
Christmas Abbott është vetë nënë dhe e transformoi vetë trupin e saj. “Ushqimi është baza e gjithçkaje dhe stërvitjet janë aksesorët,” thotë ajo. Abbott beson se çdo vakt dhe ushqim i lehtë duhet t’i përmbahet treshesh me proteina, karbohidrate dhe yndyrna të shëndetshme. Me ushqime të tilla, dhjami në tërësi do të pakësohet dhe si rrjedhim, edhe barku s’do të jetë më i butë apo i rënë.
Abbott shpjegon se të gjitha ushqimet mund të kategorizohen në proteina, karbohidrate ose yndyrna. “Gjëja e duhur është ta ndani pjatën në tre pjesë, dhe të mbushni secilin seksion me ushqime shumë të pasura me proteina, karbohidrate dhe yndyrna.” Janë vetëm dy ushqime nga të cilat duhet të rrini larg: ushqimet e procesuara dhe alkooli. Të dyja kontribuojnë në shtresëzimin e dhjamit.
Po për sa i përket stërvitjes? Seanca të shkurtra dhe intensive janë më efektive në pakësimin e dhjamit në bark se llojet e tjera të stërvitjeve. Pas një sërë stërvitjësh që shkrijnë dhjamin në bark, mund të kaloni tek llojet e ushtrimeve që tonifikojnë dhe nxjerrin në pah muskujt.