Beauty > Make-Up

Çdo gjë nuk e dinit për buzëkuqin: Ja si duhet t’i lyeni buzët tuaja


Sot është ditë feste! Si, nuk e dinit ju? Po, madje është dhe festa ime e preferuar. Sot është dita ndërkombëtare e buzëkuqit. Sado ju mund të thoni që është një festë e sajuar, mjafton të kontrrolloni në rrjetet sociale dhe të shikoni sa njerëz po i thurin lavde buzëkuqit sot.

Kjo më jep mua, si një femër e lirë, të drejtën e plotë për ta festuar sipas mënyrës time. Në fund të fundit buzëkuqi ka qënë aty me mua që kur isha 5 vjeç dhe merrja pjesë në eventin e rëndësishëm ‘Miss Lagjja’ dhe deri më sot në evente pothuajse aq të rëndësishem, si diplomimi. Pasi provova çdo buzëkuq që gjeta në shtëpi, rreth 53 copë, ashtu me buzë të plagosura nga fshirja dhe lyerja impulsive, më erdhi ideja gjeniale! Sot, në emër të kësaj feste kaq emocionuese, do ju mësoj çdo gjë që duhet të dini për buzëkuqin.
Si fillim,duhet të shikoni këtë ilustrim informativ, për të mësuar se si t’i vijëzoni buzët tuaja sipas formës që kanë.

Tani erdhi koha të mësoni për vetë buzëkuqin, formulat dhe përfundimet e ndryshme. Për këtë bëra një vizitë në Kryolan, pasi isha e sigurt që aty mund të gjej çdo lloj buzëkuqi që kërkoj.

Të parët në rradhë janë buzëkuqët klasikë. Formula e tyre, me ngjyrë dhe kremoze, është ndër më të vjetrat në historinë e buzëkuqëve dhe nuk del kurrë nga moda. Kjo formulë i shkon çdokujt pasi është e lehtë dhe e freskët. Buzëkuqët sheer nga Kryolan janë të pasuruar me Vitaminë E, për buzë të hidratuara.
Më pas vijnë buzëkuqët klasikë mat. Formula e tyre ka një ngjyrë më të fortë në buzë dhe nuk ka aspak shkëlqim. Me buzëkuqët mat ju mund edhe të dilni pak nga konturi i buzës për të dhënë idenë e buzëve më të plota. Duke qënë se nuk e reflektojnë dritën, ndryshimi në kontur nuk bie në sy. Mbi të gjitha, formula mat nuk fshihet lehtë.
Lip Tint, quhen buzëkuqët më modern të momentit. Kur i vendos në buzë janë të lëngshëm dhe pastaj formula e tyre kthehet në mat, dhe qëndron e tillë gjithë ditën! Këta buzëkuqë kanë një formulë më mat dhe që qëndron më gjatë se ata që përmenda më sipër.
Buzëkuqët Sheer ofrojnë një mbulim të lehtë me pak shkëlqim, për këdo që ka qejf një pamje më delikate. Si çdo buzëkuq tjetër nga Kryolan edhe ata përmbajnë Vitaminë E për hidratimin e buzëve.
Buzëkuqët me formulë perle janë një mrekulli për çdo moshë. Vajzat e reja mund të ekperimentojnë më ngjyrat e pafundme që kjo linjë ofron, me shkëlqimin e veçantë. Ndërsa gratë më në moshë mund të zgjedhin ngjyra më të lehta. Ky shkëlqim I bën buzët të duken më të plota por edhe vetë formula e buzëkuqit i mban më të buta dhe të freskëta.
Si përfundim, shkëlqyesit e buzëve janë produkti që çdo vajzë duhet ta ketë në 2017. Po shikojmë një rikthim të buzëve me shkëlqim në çdo tapet të kuq. Formula e shkëlqyesëve nga Kryolan është e pigmentuar, me shkëlqim të fortë dhe nuk ngjit.
Deamishel Hoxha
Beauty Editor

Artikuj të ngjashëm

. .