Metropolitan > Anabel Dossier

Nga ikona Saartjie tek Kim-i: Gratë rrezikojnë jetën për të pasme gjigande

Mania e të pasmeve të mëdha e të rrumbullakëta, më e lashtë se ç'e mendonim.

Instagram: Photo Courtesy of @kimkardashian

Trendi i të pasmeve të mëdha, që duket sikur ka ndryshuar plazhet viteve të fundit, i ka rrënjët shumë më të largëta se Kim Kardashian apo Beyonce.

Vjen që nga lashtësia e ka qenë i pranishëm për shekuj të tërë, por gruaja që për shumë njerëz personifikon magjepsjen, sa edhe rrezikun e “të pasmeve gjigande”, është Saartjie Baartman.

Kur “New York Times”  krahasoi Saartije Baartman-in me Kim Kardashian-in, duke e konsideruar “Kim Kardashian-in e një epoke tjetër”, hasi kritika të shumta, ndaj u detyrua të publikonte një letër ndjese.

Baartman ka qenë shumë e famshme në vitet ‘1700, për shkak të të pasmeve tepër të mëdha në krahasim me përmasat e zakonshme. Por në vetvete, ajo përbën një figurë që përfaqëson shfrytëzimin dhe racizmin, për shkak se u mor si skllave dhe paçka se iu dha liria, shërbente si atraksion për shfaqjet e cirkut, ku njerëz të fiksuar pas të pasmeve të saj gjigande paguanin për ta parë.

Në fakt, Sarah Baartman, e njohur ndryshe si Saartije (me përkëdheli), vuante nga steatopygia, një sindromë që shkakton grumbullimin e shtresave të tepërta të dhjamit tek pjesa e të pasmeve. Kjo shihej asokohe si shenjë bukurie, dhe gjendej më shpesh tek njerëzit e fisit të saj Khoikhoi.

Thënë kjo, ekspertët paralajmërojnë rrezikun e manisë së të pasmeve të mëdha që në kohët moderne, mund të vijë nga ndërhyrjet për zmadhimin e të pasmeve. Siç vë në dukje kirurgu plastik Renato Calabria për “Corriere della Sera”, ‘ngritja braziliane e vitheve’ është e para më e kërkuar nga gratë dhe sigurisht, ndikohet shumë nga moda që nisi Kim Kardashian-i.

“Duhet patur parasysh se është një ndërhyrje e pakthyeshme dhe mund të vërë në rrezik jetën nëse kryhet në kushte të papërshtatshme të higjienës.”

Për të zmadhuar të pasmet, kirurgët marrin dhjamë nga barku, e shkrijnë dhe e injektojnë tek të pasmet. Por që të arrihet rezultati i duhur, duhet bërë edhe skulpturimi i kofshëve dhe ijëve. Calabria tregon se ka patur shumë raste kur klientet e tij kanë qenë nënpeshë dhe janë detyruar të bëjnë ç’është e mundur për t’u shëndoshur, ndryshe nuk do të kishin material për të mbushur të pasmet dhe gjoksin.

 

Hey

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

“Por kjo liri e papritur për të shtuar peshë qëllimisht ka bërë që njerëzit të kalojnë mbipeshë”, shprehet ai.

Ndërkaq, seksologia gjermane Ingelore Ebberfeld beson se tërheqja ndaj të pasmeve të stërmëdha e ka burimin që në kohët para-homo sapienz, kur njeriu lëvizte me katër këmbë, dhe vazhdon të mbetet pjesë e nënvetëdijes së njeriut. Ashtu si tek majmunët, ku femrat me të pasme më të mëdha dhe të kuqe janë ato që marrin vëmendjen e më shumë majmunëve meshkuj.

Ndryshe, si mund të shpjegohet se të pasmet e mëdha janë të parapëlqyera në shumë kultura, nga lindja në perëndim?

 

Lil bad Trini bitch 👅

A post shared by Nicki Minaj (@nickiminaj) on

Deri 2-3 vjet më parë, ajo që tani është kthyer në krenari, konsiderohej si “prapanicë e madhe e shëndoshë”. Me hyrjen e trendit të belfie-ve (selfie para pasqyrës ku tregohen të pasmet), vajzat me të pasme të bëshme nuk fshihen më nëpër plazhe. Përkundrazi, nëse i kemi, i tregojmë me mburrje.

*Artikulli është bazuar tek shkrimi "I «belfie» e la chirurgia estetica: l’era del super lato B" i "Corriere della Sera".

Artikuj të ngjashëm