Si jetojmë > Out and About

I dëgjuat fishekzjarret? Zbulohet ndërtesa e pazakontë te Rruga e Durrësit

Fotot nga Nurjona Pinguri

Më në fund ndërtesa e bardhë, e lartë, me arkitekturë minimaliste neoklasike që për muaj me radhë kuriozoi kë kalonte tek “Rruga e Durrësit”, u hap si hoteli që ndryshon përfundimisht zonën.

“Colosseo” është një emër shumë i njohur i hotelerisë dhe gatimit, me “Colosseo-n” e famshëm në Shkodër, bar “Colosseo” përballë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë si edhe “Colosseo Fish&Spagetti” tek rruga “Kongresi i Lushnjes”.

Që nga mbrëmë, edhe Tirana ka “Colosseo-n” e vet, të cilin e gjeni duke kaluar nga hyrja e Bllokut të Ambasadave.

Hapja spektakolare mblodhi njerëz të rëndësishëm të ekonomisë, artit dhe ekranit, që mundën të shikonin nga afër ambientet e hotelit me 4 yje, të shijonin ushqimin e cilësisë premium si edhe verërat dhe shampanjën, ndër më të mirat që mund të shijoni në vend.


Themeluesit e 'Colosseo Grupo', Pjerin, Valter dhe Niko Fushaj
Pjerin, Valter dhe Niko Fushaj me familjet e tyre

Themi “spektakolare” sepse Colosseo dha një spektakël të vërtetë fishekzjarresh, menjëherë pasi themeluesit e “Colosseo”, vëllezërit Pjerin, Valter dhe Niko Fushaj prenë shiritin.

E djeshmja ishte një ditë e nxehtë për banorët e Tiranës, por mbrëmja në oborrin e “Colosseo” qe e freskët, si shatërvani që ndodhet aty, përbri sheshit më të ri të Tiranës. Përballë hotelit, gjendet edhe statuja e heroit historik të luftës së Kosovës, Adem Jashari, emrin e të cilit mban edhe sheshi.

Të ftuarit mundën të hynin edhe në ambientet e brendshme, në barin e brendshëm dhe në verandë, si edhe tek restoranti, një atraksion i veçantë i këtij hoteli. Tashmë, cilësia e ushqimeve që klientët e “Colosseo Fish&Spagetti” e njohin, mund të shijohet edhe tek restoranti i hotel “Colosseo”.

Në brendësi të hotelit, teksa ngjiteshin për të shkuar drejt suitave luksoze, panë nga afër atë që mund të jetë shandani më i gjatë në Shqipëri, i tëri i larë në ar.

Një punim artizanal i kompanisë italiane “Arredoluce” posaçërisht për “Colosseo”, ky shandan të ndjek nga kati i parë tek i fundit, duke u bërë gjithmonë e më i madh.

Në fund, suitat e kateve të sipërme mblodhën të ftuarit, kurreshtarë për të parë komoditetin e kuruar në çdo detaj të vetëm, që hotel “Colosseo” ofron tashmë në kryeqytet.

Artikuj të ngjashëm

. .