Metropolitan > Kinema & TV

Inva Mula moderatore në TV Klan?

“TV Klan” do ta nisë sezonin e ri me spektakle dhe fytyra të reja, që bëhen për herë të parë pjesë e këtij televizioni.

Por ndoshta më e papritur, është ardhja e një prej sopranove më të njohura në botë, Inva Mula, me një spektakël të vetin në Klan.

Burime të brendshme për Anabel.al bëjnë të ditur se Mula, e cila aktualisht jeton mes Parisit dhe Sllovenisë, do të vijë në vendin e saj për një spektakël muzikor.

Ndonëse nuk saktësohet ende formati, thuhet se mund të jetë i ngjashëm me “Protege”, një spektakël talentesh të reja, që transmetohet nga kanali filipinas “GMA”. Megjithatë, mbetet ende për t’u konfirmuar.

Sido që të jetë, spektakli që sjell Inva Mulën do të ketë padyshim muzikë.

Ardhjet e saj në Shqipëri viteve të fundit kanë qenë të shkurtra, për projekte si festivali i muzikës klasike “Marie Kraja” në nëntor dhe më tej në prill, për një koncert me Olen Çezarin tek Pallati i Kongreseve.

Ky projekt i ri pritet ta kthejë Mulën tek publiku shqiptar për një kohë të gjatë pas shumë vitesh, gjatë të cilave ka interpretuar në skenat më të famshme operistike në botë.

Artikuj të ngjashëm

. .