Relationships > Dating

Mendoni se partneri ju përdor? Ja 5 shenjat që e vërtetojnë

Djalli gjendet tek detajet.

1. I justifikon sjelljen e keqe ndaj teje
Nëse ai ose ajo sillet keq me ju dhe e kapni veten duke e justifikuar, kjo është shenja numër një. Nuk duhet të gjeni arsye të paqena për pse partneri juaj është përherë i lodhur, i stresuar. Apo pse jua nxjerr inatin ju përher, apo ju trajton keq sepse ashtu është rritur. Sjellet negative nuk duhen inkurajuar me justifikime.

2. Ndiheni të vegjël
Jo në sensin e moshës, por të vegjël si person. E shihni veten të pashpresë, të paaftë, të mërzitur gjithë kohës, prej tij/saj. Një lidhje duhet të jetë mjedisi ku gjithë potenciali juaj shpërthen dhe lulëzon, jo një vend ku mbaheni të nënshtruar.

3. Miqtë dhe familja janë të shqetësuar për ty
Ndonjëherë ata që janë rrotull nesh i shohin situatat më qartë dhe më gjakftohtë. Ju mund t’i injoroni problemet që shihni, por miqtë dhe familja do t’ua thonë menjëherë kur shohin që diçka nuk shkon.

4. Nuk kujdeset për ju
Vini re detajet e vogla. Raste si kur jeni sëmurë, a është aty për ju me termometër dhe supë në duar? Kur jeni në stres, a është aty për t'ju qetësuar? Gjëra të kësaj natyre. Nëse jo, po ju përdor.

5. Nuk ndiheni komodë me kufijtë e marrëdhënies
Duhet të jeni të dy në të njëjtën linjë mendimi. A është një lidhje e përkohshme, a është serioze, a pretendon ndonjëri martesën? Në të gjitha këto pyetje duhet të bini dakort, përndryshe njëri nga ju do të ndihet jo komod, duke shkaktuar dëme emocionale.

Artikuj të ngjashëm