Për shumicën e burrave mbi 50 vjeç të frekuentosh palestrën dhe të pozosh për foto është gjëja e fundit që u shkon ndër mend. Ama, këta flokë argjendë kanë nisur një trend të tërë, pasi janë në formën më të mirë trupore dhe nuk lejojnë një numër si puna e 50-s t’i ndalojë të jetojnë jetën.
Duke skulpturuar fizikë mbresëlënës, ata kanë shndërruar jo vetëm pamjet e tyre, por edhe stilin e jetesës. Shumë janë bërë modelë, aktorë apo influencues fitnesi.
Gianluca Vacchi, 49 vjeç
Bukuroshi italian është një biznesmen i suksesshëm dhe ka riprezantuar veten si një model fitnesi. Duket se Gianluca nuk ka ndëmend të ndalojë së postuari fot nga udhëtimet e shumta, të kërcyerit me të dashurën dhe të veshë rroba provokuese. Ka një pasuri prej 300 milion dollarësh dhe punon si sipërmarrës dhe CEO i një kompanie prodhuese.
Irvin Randle, 55 vjeç
Gjyshi nga Teksasi çmendi gjithë internetin me pamjen e tij. Ai punon si një mësues i fillores në Houston dhe kur imazhet e tij u publikuan fillimisht në internet, Irvin dukej i pastër, fashionist dhe gjithë stil e klas. Ai ka dy nipa dhe akoma s’është mësuar me gjithë famën.
Anthony Varrecchia, 54 vjeç
I njohur për stilin dhe selfiet provokuese, amerikani përfaqësohet nga një agjenci modelingu. Aji punon si model, fotograf dhe ambasador brandesh në rrjetet sociale.
Eric Rutherford, 49 vjeç
Model, aktor veteran dhe një yll rrjetesh sociale, Rutherford e nisi karrierën e tij në botën e modës para se të shpërngulej në LA, ku u bë një producent i sukesshëm eventesh.
Shan Michael Hefley, 54 vjeç
Një atlet dhe model fitnesi, Hefley e ktheu përmbys jetën e tij dhe nuk është aspak i nëjti person si 10 vite më parë. Në Instagramin e tij, ai shkruan për dietat, motivon njerëzit të jetojnë shëndetshëm dhe të stërviten.
Philip Dumas, 61 vjeç
61-vjeçari jeton në Paris dhe pasi postoi një foto të vetme në Imgur të gjithë iu vunë pas. Me poza elegante dhe me një mjekër që e kanë zili, Dumas mblodhi mbi 360,000 shikime. Ëndrra e tij është të bëhet model dhe ia doli.