Metropolitan > Kinema & TV

Ekskluzive: Zbulohet emisioni i Marinës në Klan, spektakël alla frënga!

Marina Vjollca do të prezantojë në TV Klan një spektakël me muzikë live, ku do të këndojnë artistët më të njohur të momentit.

Burime për Anabel.al bëjnë të ditur se formati është frymëzuar nga spektakli i famshëm francez “Taratata”, ku në 20 vite kanë performuar artistë të suksesshëm me famë botërore, si përshembull Ed Sheeran, së fundmi.

Zgjedhja e këtij formati ishte një ide e Armand Shkullakut, i cili në janar dorëzoi postin si drejtor i "ABC News", për t’u bërë pjesë e produksionit të TV Klan. Prej kohësh, Shkullaku ka patur dëshirë ta përshtasë spektaklin muzikor ikonë të televizionit francez për televizionin shqiptar.

 “Taratata” ka që prej vitit 1993 që transmetohet nën drejtimin e Nagui Fam-it, personalitet i njohur i televizionit francez. Me një shkëputje nga “France 2” në vitin 2000, spektakli u rikthye në 2005-ën në televizionin publik “France 4” dhe vijon ende.

Baza e këtij formati janë performancat live të këngëve më të dëgjuara të momentit, herë-herë edhe debutime këngësh të reja si edhe duete të pazakonta mes këngëtarëve të njohur. Gjithashtu, promovohen edhe artistë të rinj të talentuar. Disa prej të ftuarve japin edhe intervista, ndërsa prezantuesit dytësorë të spektaklit ndryshojnë në çdo puntatë.

Marina Vjollca do të prezantojë për herë të parë një emision në prime time, pasi u largua nga "Top Channel" ku për vite bashkëprezantoi emisionin "Procesi sportiv". 

Artikuj të ngjashëm

. .