Kur flasim për seksin e sigurt, fokusohemi më shumë në shmangien e shtatzënive të padëshiruara. Harrojmë shpesh që duhen shmangur edhe sëmundjes seksualisht të transmetueshme. Madje shumë njerëz, as nuk flasim për SST si pasojë e stigmës rreth tyre. Prej kësaj frike nga komunikimi, të gjithë mendojnë se seksi oral është më i sigurti. Por nuk është ashtu.
Pavarësisht mosdijes së publikut, nëpërmjet seksit oral mund të transmetohet herpesi, gonorrea, sifilizi, klamidia, HIV, hepatiti dhe lythet gjentiale. Një pjesë e informacionit të pakët që kemi është e vërtetë. “Shanset për të transmetuar SST gjatë seksit oral janë më të pakëta, por ekzistojnë gjithsesi. Edhe pse ka mënyra për të minimizuar më tej riskun, askush nuk po i përdor,” thotë Steinberg, seksologe dhe profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Columbia-n.
Kur flasim për seksin oral, shumica fokusohet tek ai që performohet mbi burrat. Siguria që ofrohet në këtë aspekt është e shumëllojshme. Kudo gjen rafte të tëra me prezervativë me çdo shije që mund t’ju shkojë ndërmend. Kur vjen puna tek seksi oral që performohet tek gratë, mundësitë për të gjetur një mjet mbrojtës nga SST janë në mënyrë të konsiderueshme të ulëta.
Ekziston diçka që quhet ‘dental dam’ dhe përafërsisht përkthehet në mbrojtëse dentare. Është një copë lateksi ose polieuretani e cila përdoret për të mbrojtur dhëmbët gjatë kirurgjive dentare dhe i është dhënë një qëllim i dytë, për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve seksuale. Për qëllimin e dytë, përdorimi është i tillë: fleta e lateksit vendoset në vulvën e partneres dhe pjesa tjetër vazhdon si normalisht. Në këtë mënyrë, edhe ti, edhe partneri/ja do të jeni të sigurt dhe të qetë.