Metropolitan > High Tech

iPhone 8 po vonon një çikë, por s’ka faj: Lajm i mirë për gjithë fansat

Flijeni mendjen, iPhone 8-a do të vonohet dhe ca.

iPhone 8-a është një ndër celularët më të pritur të vitit, duke marrë parasysh gjithë fjalët dhe spekulimet që kanë kohë që qarkullojnë rreth pajisjes. Flijeni mendjen, iPhone 8-a do të vonohet ca, sepse Apple është duke hasur një sërë problemesh me prodhimin. Raportimet e reja thonë se iPhone 8-a do të dalë në treg në shtator në sasi të limituara.

Të rejat vijnë nga analisti i kompanisë së sigurisë Jun Zhang. Më herët pati fjalë se Apple do të hiqte mënyrën e identifikimit me shenjë gishti, për ta zëvendësuar me njohje të tipareve faciale. Kjo nuk është e vërtetë. Identifikimi me shenjën e gishtit do të mbetet i implementuar në iPhone 8-n. Lajmi i keq është se pikërisht ky aset po vonon daljen në treg.

Në shtator do të tregtohen 25 milion njësi iPhone8, dhe 60 milion të tjera do të prodhohen gjatë periudhës së festave. Në raportimin e analistit të sigurisë nuk përmendet asnjë version iPhone 7s/7s Plus, por përmendet një version i iPhone 8-s.

Artikuj të ngjashëm