Metropolitan > Shkencë

Rreziku nga jashtëtokësorët: Shkencëtari i njohur paralajmëron botën

Shkencëtari i njohur Stephen Hawking, përmes mesazheve të tij i ka dhënë botës disa paralajmërime në lidhje me të ardhmen e Tokës.

Në dokumentarin e tij të quajtur, “Stephen Hawking's Favourite Places” (Vendet e preferuara të Stephen Hawking'), ai u kërkon njerëzve të jenë të kujdesshëm dhe t’i lexojnë drejt mesazhet që vijnë nga jashtëtokësoret.  Sipas fizikantit, një përgjigje ndaj tyre nuk do të ishte veprim më i mirë i mundshëm.

 “Dyshoj se udhëtarë të një bote tjetër, shumë më të zhvilluar se kjo e jona do të vijnë këtu për qëllime paqësore. Përgjigja ndaj sinjaleve që ata mund të dërgojnë nuk do të ketë përfundim të mirë për planetin to në.”- është shprehur ai.

Hawking ka deklaruar gjithashtu se e ardhmja e Tokës është në rrezik dhe shumë shpejt ajo mund të bëhet po aq e nxehtë sa Venusi, temperaturat dhe kushtet e tjera atmosferike do ta bëjnë të pamundur qëndrimin në tokë.

Sipas tij, mundësia më e mirë për njerëzimin do të ishte zhvendosja drejt Marsit, e ndërsa brenda 30-viteve duhet ndërtuar një bazë në Hënë.

Burimi: New Zealand Herald

Artikuj të ngjashëm