Presidenti amerikan Donald Trump, është shprehur së fundmi se njerëzit transgjinorë nuk mund të shërbejnë në asnjë funksion në ushtri. Në postimet e fundit të Twitter-it, ai bëri me dije se është konsultuar me ekspertë ushtarakë dhe vuri në dukje koston e madhe mjekësore dhe problemet që ata kanë.
“Pas konsultimit me gjeneralët e mi dhe ekspertët e ushtrisë, ju njoftoj se qeveria e shteteve të bashkuara nuk do të pranojë dhe as nuk do të lejojë transgjinorët të shërbejnë në çfarëdolloj posti në ushtrinë amerikane.
Ushtria jonë duhet të fokusohet tek fitoret vendimtare dhe nuk mund të mbajë peshën e kostove të tmerrshme mjekësore dhe problemet që transgjinorët në ushtri mund të shkaktojnë”. – shkruan Trump.
Vitin e kaluar, administrata "Obama" vendosi të lejonte transgjinorët të shërbenin hapur në ushtri. Në 2016-ën, 2450 vetë nga 1.2 milionë pjestarë të ushtrisë ishin transgjinorë.
Masa që ndalonte shërbimin e homoseksualëve dhe lesbikeve të deklaruar në ushtri, e njohur si politika “mos pyet, mos trego”, është shfuqizuar në 2011. Tanimë, sipas ekspertëve, vendimi i Trump do të detyrojë ushtarët transgjinorë të jetojnë ashtu si gay-të dhe lesbiket, nën të njëjtën politikë, e cila ka rezultuar të jetë me pasoja shumë negative për rreth 2 dekadash në ushtri.
Burimi: BBC