Si jetojmë > Udhetim

Ky është hoteli që ia ndryshoi fytyrën “Rrugës së Durrësit”

Një miëpritje e mahnitshme për vizitorët në Tiranë.

Kur kalon nga hyrja e Bllokut të Ambasadave në rrugën e "Durrësit", fërkon sytë me atë që sheh. Aty kur dikur gëlonin kafene me ngjyra të zymta e pallate të lyera keq, atje kur dikur shihje njerëz në ankth duke pritur vizën, sot sheh një panoramë që të jep përshtypjen e një sheshi Vienez.

Një shesh i bardhë, ku në qendër ngrihet statuja e Heroit dhe Simbolit të luftës heroike të Kosovës, Adem Jashari. Dhe prapa monumentit, qëndron madhështor, hoteli i ri “Colosseo”, i cili hap dyert të Enjten, në 27 Korrik.

Nuk është hera e parë që ndërtuesit e këtij hoteli, vëllezërit Fushaj, u ndryshojnë fytyrën qyteteve.Kompania PVN (me inicialet e tre vëllezërve: Pjerin, Valter dhe Niko) e nisi aktivitetin në mes të viteve 90-të me ndërtime në Tiranë, Shkodër dhe Shëngjin. Më pas kompania u zgjerua në fushën e eksport-importit, si edhe investoi në media, duke themeluar një prej televizioneve më të mira lokale, Star + TV, me shikueshmëri të lartë jo vetëm në rrethin e Shkodrës, por në të gjithë veriun.

Në vitin 2000, PVN hodhi hapën e parë dhe të suksesshëm drejt hotelerisë. Vëllezërit vizionarë i sollën buzëqeshjen djepit kulturor të Shqipërisë, Shkodrës, që atë kohë vuante pasojat ekonomike të tranzicionit. Çelja e hotelit “Colosseo” sipas të gjitha parametrave ndërkombëtare, nuk ishte vetëm një gëzim për biznesmenët, por edhe një lajm i bukur për qytetin, sepse “Colosseo” i riktheu rëndësinë zonës.

Hoteli me katër yje ka 43 dhoma, pishinë, qendër Wellness dhe restorant.

Të gjithë ngjarjet më të rëndësishme kanë ndodhur aty, nga tubimet shoqërore e deri tek ato kulturore. Krahas hotelit, kompania investoi edhe në një prej bar-restoranteve më të famshme të qytetit, të quajtur “Piazza Park”.

Emri i markës Colosseo, frymëzuar nga amfiteatri i famshëm në zemër të Romës- frymëzim i cili shihet edhe në format e jashtme të hotelit dhe në element të brendshëm të arkitekturës - i solli fat themeluesve, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë.

Në vitin 2006, “Colosseo Group”, përuroi Bar “Colosseo 2”, një nga vendet më të famshme të Tiranës, e ndodhur pranë gjimnazit “Petronini”. Në vazhdën e investimeve në turizëm dhe kulinari, 6 vjet më vonë, në 11 Maj të 2012-ës, “Colosseo Group” solli në Tiranë traditën e gatimit, duke çelur restorant “Colosseo Spaghetti & Fish Restaurant”. Falë perfeksionizmit dhe përkushtimit ndaj cilësisë së kompanisë, edhe ky restorant u bë menjëherë i famshëm për prodhimet e freskëta të detit që vinin nga peshkatarë vendas dhe gatuheshin brenda ditës.

Gati çdo 6 vjet, “Colosseo Group” jo vetëm zgjeron fushën e aktiviteteve të tij, por edhe i sjell zhvillim dhe bukuri qyteteve ku investon. Siç ka ndodhur edhe me investimin e tij më të fundit, “Colosseo Hotel” në Tiranë. Një arkitekturë e jashtëzakonshme, i ka “zbardhur” fytyrën kësaj zone, dikur të lënë psa dore.

Kur hyn në ambientet e hotelit, ndihesh sikur mund të jesh kudo: Në Romë me pamjen mbresëlënëse të Colosseo-s New York, Paris, Londër.

Në një ndërthurje mes drurit që vesh mure e mobilje dhe metalit që vjen si një instalacion nga format më artistike nëpër tavan, ndihet fryma e një dizajni modern dhe bashkohor, të ndryshëm nga çdo hotel tjetër në Shqipëri. 

43 Dhomat janë arreduar me një frymë minimaliste, por të ngrohtë falë elementit dru.

Një rëndësi i është kushtuar edhe artit, që ka dekoruar muret e të gjitha dhomave.

Në zemër të hotelit nga kati i 5-të e deri në katin e 1-rë, zbret ndoshta shandani më i gjatë dhe më spektakolar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri, i gjithi i larë në ar.

Shandani është një krijim “custom-made” në fabrikën më të njohur italiane Arredo Luce.

Por “Colosseo” hotel në Tiranë, nuk do të entuziasmojë me kushtet dhe shërbimin vetëm klientët që do të kalojnë netët aty, por edhe kryeqytetasit. Tiranës i shtohet një tjetër restorant cilësor.

Në formën e një kopshti, me fasadë xhami dhe lule natyrale që shfaqen kudo në këtë ambient, të apasionuarit pas kulinarisë mund të provojnë recetat më të mira italiane që do të vijnë nga duart e një shefi të apasionuar shqiptar, i rritur dhe i trajnuar në kuzhinat më të mira të Italisë.

 

Edhe pse hoteli “Colosseo” përurohet zyrtarisht në një ceremony madhështore në mbrëmjen e 27 Korrikut, rezervimet kanë nisur prej kohësh. Shumë shqiptarë nga Kosova, si edhe shumë vizitorë ndërkombëtarë, janë joshur nga kjo pamje e jashtëzakonshme, që tashmë është një vlerë arkitekturore për kryeqytetin e Tiranës.

 

Suksesi në hoteleri nuk do të mbarojë këtu për kompaninë vizionare “PVN”. Aktualisht kanë nisur punimet për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Adriatikut që do të ketë 102 dhoma dhe në përfundim e sipër është projekti për një tjetër hotel me 62 dhoma, që do të mirëpresë turistët në jug. Nuk ka dyshim, që ashtu si dy hotelet “Colosseo” në Shkodër dhe Tiranë, edhe projektet e tjera, do të kthehen në një faktor të rëndësishëm për përmirësimin e turizmit vendas dhe joshjen e vizitorëve të huaj në vendin tonë.   

 

Fotografia: Nurjona Pinguri 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

. .