Zakonisht, ata që vuajnë nga aknet, marrin një nga këto trajtime: ose klasikun acid salicilik ose peroksid benzoili. I gjen lehtësisht, ka kremëra ose xhelëra plot, përdoren kollaj dhe janë efektivë në shumicën e rasteve, pa efekte anësore.
Ama, ka nga ata fatkeqë që nuk u pi ujë asnjë kurë tradicionale. Në vend të tyre, ta-da, mund të përdorni retinoide. “Retinoidet janë një trajtim afatgjatë për aknet, që rregullojnë aktivitetin e qelizave që bëhen pore të bllokuara,” thotë dermatologia nga Yale, Mona Gohara. Më thjeshtë, retinoidet futen thellë në lëkurë, parandalojnë rrudhat dhe akne të tjera që mund të formohen në të ardhmen.
Problemi qëndron në faktin se një trajtim i tillë duhet mbajtur tërë natën në lëkurë. Fytyrat e ndjeshme nuk e marrin shumë mirë këtë dhe irritohen, duke ardhur sërish aty ku nisëm. Sipas një studimi, kontakti afatshkurtër me lëkurën ka të njëjtin efekt me kontaktin afatgjatë.
Ç’të bëni? Gjeni farmacinë më të afërt dhe kërkoni një xhel retinoid, në emra si tazarotene ose adapalene. Flisni me farmacistin për përqëndrimin dhe aplikimin. Zakonisht kura zgjat më shumë se tre muaj, aplikim të përditshëm. Me një shtresë xheli çdo darkë, thojini paçim puçrave.