Metropolitan > Kinema & TV

Ndryshime të Top Channel: Alban Musa tregon pse zgjodhi të largohej

Florian Agalliu zbuloi se do të jetë prezantuesi i ri i “Në shtëpinë tonë”, në krah të Anjeza Majës.

Që kur u hap, emisioni me formatin e shtëpisë ku prezantuesit janë “mikpritësit” që gatuajnë me të ftuarit, ka patur si drejtues Alban Musën në krah të moderatores.

I pyetur nga Anabel.al përse u largua nga “Në shtëpinë tonë”, Musa shpjegoi se ishte një vendim personal për arsye thjesht financiare.

“Vendosa të dorëhiqem për një ofertë më të mirë nga ana ekonomike”, u shpreh ai, teksa sqaroi se tani do të jetë përfaqësues i një kompanie telemarketingu, “’Në shtëpinë tonë’ ka qenë një përvojë shumë e mirë, të cilën jam i kënaqur që e pata. Por mendoj se cikli u mbyll, më dukej sikur s’mund të jepja më shumë.”

Musa shton se mund të kthehet në ekran, por jo më në "Top Channel". Siç thotë, kjo pasi po kërkon një projekt që të mos e angazhojë me kohë të plotë.

“Në shtëpinë tonë” ka si autore Renisa Shabanin, bashkëshorten e Florian Agalliut, të cilin e njohim edhe si aktor. Në sezonin e ardhshëm, do të jetë ai në krye të kuzhinës së “Top Channel”. Ai rikthehet në këtë televizion pas disa përvojave në emisionet e “Vizion Plus”.

Artikuj të ngjashëm

. .