Metropolitan > Kinema & TV

Pse regjisorët i mbulojnë gjithmonë fytyrën yllit më të bukur të kinemasë?

Nuk e kanë parë ata çfarë mrekullie është ai?

Nëse e keni parë qoftë edhe një herë Tom Hardy-n, me siguri ashtu si ne edhe ju bini dakord që ylli i kinametografisë është krijesa më seksi në planet. Por siç duket edhe më e talentuara. Si ka mundësi që në pjesën më të madhe të filmave që ka luajtur, mbase edhe më të suksesshmit, Hardy është me 80% të fytyrës të mbuluar. Dhe regjisorët kanë thënë arsyen pse.

Flickr: Photo Courtesy of @honeyfitz

Në filmin Mad Max Fury Road, tek Batman apo tek The Dark Knight Rises, bukuria e Tomit fshihet pas maskave madje edhe zërin melodioz ia dëgjojmë me vështirësi. Regjisori i The Dark Knight Rises dhe Dunkirk, Christopher Nolan, ka treguar se një arsye goxha e fortë fshihet pas kësaj.

“U mrekullova kur pashë çfarë bëri në filmin The Dark Knight Rises me vetëm dy sy të zbuluar dhe pak ballë.” Prandaj vendosi ta vërë sërish në provë për filmin e radhës, ku Tom shfaqej me një maskë gazi në fytyrë.

“Mendova, të shohim ç’mund të bëjë pa ballë, pa vetulla të vërteta, mbase me një sy. Sigurisht Tom është Tom. Ajo që ai bën vetëm me një sy ia kalon gjithçkaje që të tjerët mund të bëjnë me të gjithë trupin. Është talent unik, i jashtëzakonshëm,” tregon Nolan. Faleminderit, e dimë.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm