Beauty > Thonjtë

French s'është i mërzitshëm: 9 modele për takimin e radhës me estetisten

Duke nisur nga vija minimaliste, rrjeta ose detaje ylberi, manikyri french është në modë sërish.

Manikyri french daton që në shekullin e 18. Modeli u zhduk pak nga qarkullimi rreth mesit të viteve 200, dhe rikrijimet e kohëve të fundit s’janë aspak si pamja e zakontë, e trashë dhe e mërzitshme e të kaluarës. Duke nisur nga vija minimaliste, rrjeta ose detaje ylberi, manikyri french është në modë sërish.

Klasikja
Nëse i qëndroni besnike modelit klasik, modernizojeni me një penel të bardhë elegant.
Ylberë të zinj
Ylberët shkojnë mirë me majën e harkuar. Provoni këtë dizenjo teknikolor të manikyrit french, por zvendësoni nuden më një bazë të zezë, për një pamje më transgresive.
Grafika bardhë e zi
Është manikyri tipik, vetëm se me grafika interesante në majë, qofshin shkrime, dizenjo mermeri apo kuadrate.
Dyshe monokromatike
Një dizenjo që shkon me çdo gjë, duket moderne dhe e freskët për syrin.
Rrjeta french
Getat rrjetë dhe manikyrin french nuk i imagjinonim dot bashkë, por mesa duket një miksim i të dyjave duket mjaft këndshëm. Qëndroni tek e bardha për të mos e ngarkuar thoin.
Vija nude
Si ta çojmë manikyrin french në nivelin tjetër? Shtoni një vijë nude të së njëjtës trashësi, poshtë të bardhës në majë.
Detaje me lule
Pamja tradicionale, plus lule të vockla. Kaq e thjeshtë.
Fushë shahu
Në këtë rast duhet ta bëni vijën e bardhë pak më të trashë se zakonisht. Pasi të thahet, shtoni kutitë e zeza.
Dyfish french
Vija në mes të thoit e bën manikyrin tuaj french më interesant dhe aspak si gjithë të tjerët.
Zbehje french
Trendi ombre nuk duket se do të largohet as nga flokët dhe as nga thonjtë. Sa më e njëtrajtshme zbehja, aq më bukur do të duket.

Artikuj të ngjashëm

. .