Po, Era Istrefi mund të ketë ndërtuar një karrierë me shtrirje ndërkombëtare dhe me siguri ka shumë angazhime, por le të mos harrojmë se ylli i muzikës është vetëm 23 vjeç dhe pas një viti të ngjeshur, ka nevojë të kalojë kohë dhe me falijen e saj në Prishtinë.
Megjithatë industria e muzikës është e egër dhe nuk pret askënd, ndaj këngëtarja ka filluar përgatitjet për projektin e saj të radhës që tani. Dhe për këtë, koreografi i yjeve botërorë si Beyonce apo Usher, Chris Grant, ka zbarkuar nga Los Angeles në Prishtinë.
Prive shkruan se Era po punon për një bashkëpunim që pritet të jetë shumë i suksesshëm dhe me Grant që bën kilometra të tërë vetëm për ta trajnuar, me siguri bëhet fjalë për diçka të madhe.