Javët e fundit, Emina Cunmulaj po shëtit nëpër ishujt turistikë grekë me familjen në jahtin e tyre. Me vogëlushen e saj Ella Faria dhe bashkëshortin Sam Nazarian, po ia dedikojnë këtë muaj vetëm pushimit, rrezeve të diellit dhe kërcimit me muzikë të lartë nga të gjitha zhanret, përfshirë muzikën folklorike shqiptare.
Hiti i kësaj vere për Eminën është “Forever is over”, kënga e parë e Elvana Gjatës për tregun ndërkombëtar, me beat-et ritmike të David Guetta-s. Dhe meqë e shijoi vërtet këtë këngë, fati i solli të takohej dje me Elvana Gjatën, që gjithashtu ndaloi në ishullin e Mykonos-it ndërsa po punon për të sjellë muzikë të re.
Siç edhe paralajmëroi Emina, po e djegin fare bashkë. Këngëtarja dhe modelja paskan kimi të paparë në party, sepse Emina thjesht nuk ndalon dot së kërcyeri me këngën “Forever is over”. Në videon e postuar nga Elvana Gjata në Snapchat, Emina kërcen me ritmet dance, ndërsa pi shampanjë buzë pishinës.
“Pak shampanjë e pak roze”, shkroi dje Emina në Instagram, “E kallim Mykonos-in së bashku, Elvana Gjata”