Metropolitan > Kinema & TV

Ndryshime të reja në Top Channel: Moderatori rikthehet ‘në shtëpinë e tij’

Pas një 'emigrimi' disa vjeçar.

Florian Agalliu e filloi si aktor karrierën e tij në Top Channel me pjesëmarrjen në serialin “Komuna e Parisit”, më pas si prezantues i një rubrike brenda emisionit “E diell”. Por nuk do të vononte shumë dhe moderatori do të largohej për të provuar veten në formate të tjera, siç është emisioni i gatimit në Vizion+, “Blind Taste”, apo drejtimi i “Tu si que vales” krah Çiljetës.

Pas gjithë këtij rrugëtimi, në një intervistë për ‘Who’, aktori ka treguar se sezonin e ardhshëm do të rikthehet sërish në Top Channel, këtë herë krah Anjeza Majës në emisionin “Në shtëpinë tonë”.

“Këtë vit më është dhënë mundësia të ndryshoj ekran. Do të jem sigurisht brenda profilit tim sa i përket kuzhinës dhe në një format akoma më të madh,” tregon Agalliu. Përgjegjësia do të jetë edhe më e madhe për Florianin, me bashkëshorten e tij mbi kokë, Renisën, që ka qenë autore e këtij programi qysh prej fillimit, megjithatë moderatori tregon se për ta fituar këtë vend pune, iu desh të kalonte në të gjitha hallkat e detyrueshme.

Krah Anjeza Majës në prezantimin e emisionit “Në shtëpinë tonë” ka qenë gazetari Alban Musa.

Artikuj të ngjashëm