Metropolitan > High Tech

Rreziku më i madh i Google vjen nga punonjësja më e re e kompanisë!

Nxënësi ia kalon mësuesit!

E keni gjetur veten ndonjëherë duke kërkuar në Gogle për të marrë mbrapsht qindra mijë rezultate, por asnjëra nuk ka lidhje me atë që ju intereson dhe përfundoni duke shfletuar faqe pas faqeje derisa më në fund ndeshni informacionin që ju intereson? Nuk jeni të vetmit.

Për këtë arsye është krijuar Node. Një motor kërkimi i ngjashëm me ‘Google’, Node supozohet të bëjë më të këndshme eksperiencën tuaj me kërkimin online. Ndryshe nga Google, që bën lidhjen e asaj që kërkoni me faqe ëeb-i, teknologjia e Node shfrytëzon njerëzit, vendet, produktet dhe kompanitë për të lidhur përdoruesit me të gjitha mundësitë e prekshme, pranë tyrë.

Deri më tani, Node, e themeluar nga Falon Fatemi, ish-punonjëse e Google, numëron më shumë se gjysmë miliard profile. Fatemi është vajza e dy brezave sipërmarrësish: prindërit dhe gjyshja e saj. Ishte punonjësja më e re e Google në moshën 19-vjeçare dhe pas pesë vitesh pune, mundi të realizojë Node, projektin e saj personal, duke shfrytëzuar të gjithë mundësitë dhe kontaktet që i ofroi puna në Google. Ja që ndodh që nxënësi t’ia kalojë mësuesit dhe bindshëm madje.

Burimi: Business Insider

Artikuj të ngjashëm

. .