Metropolitan > Shkencë

Oh mos! Sperma është në zhdukje, ç’do bëhet me njerëzimin?

Shkencëtarët ngrenë alarmin.

Sasia e spermës tek burrat është përgjysmuar 40 vitet e fundit, megjithse arsyet pse janë ende të paqarta. Studimet e fundit kanë treguar se nga viti 1973-1911, përqëndrimi i spermës në ejakulimin e meshkujve perëndimorë ka rënë mesatarisht 1,4% në vit dhe në total plot 52%.

Studiuesit janë shokuar nga shifrat alarmante, që dyshojnë se diçka e tillë mund të vijë si pasojë e rënies së imunitetit tek burrat në përgjithësi. Nuk është hera e parë që studiuesit ndalen tek sasia e spermës, por kanë hasur shumë kritika. Megjithatë ata theksojnë se në studim janë përfshirë burra që nuk kanë probleme me infertilitetin, apo sëmundje të tjera që mund të ndikojnë.

“Nëse je një djalë me numër të ulët të spermës dhe tenton të bësh fëmijë në moshën 21-vjeçare me siguri nuk do ta vëresh problemin,” tregon Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin Sheffield. “Por nëse tentoni me një partnere 35-vjeçare, aty fillon dhimbja e kokës, sepse ti ke numër të ulët të spermës dhe një partnere më të madhe në moshë dhe nuk ke shumë kohë për ta rregulluar këtë.”

Kjo është thirrje për të gjithë djemtë dhe burrat me numër të ulët të spermës, mos e zgjasni shumë.

Burimi: The Guardian

Artikuj të ngjashëm