Kush e sheh Agnesa Vuthajn kurrsesi nuk mund ta çojë nëpërmend se ish miss-i nga Kosova duhet të ndryshojë diçka në regjimin e saj. Ajo është e përsosur, çfarë mund të bëjë më shumë?
Por ja që tani që ka kaluar të 30-tat, sipërmarrësja ka kuptuar që duhet të jetë më e vëmendshme ndaj mënyrës së të ushqyerit dhe aktivitetit fizik dhe ka filluar të mbledhë frytet e para të ndryshimit të regjimit. “Ushtrohem në mëngjes, prandaj nuk dal më për jetë nate,” tregon Vuthaj në një intervistë për RTV21, që tashmë ka hequr dorë nga të dalat në orët e vona apo konsumimi i alkoolit.
“Dëshira ka qenë gjithmonë, por kam patur angazhime profesionale dhe e kam lënë pak veten pas dore,” shprehet ish miss-i e pyetur për rutinën e saj të kujdesit ndaj vetes.
“Kur i kalon të 30-tat fillon t’i përkushtohesh më shumë vetes dhe këtë vit kam vendosur t’i përkushtohem më shumë trupit, shëndetit dhe kam kuptuar që kur tregohem më e kujdesshme gjithçka shkon më mirë, jam më pozitive dhe më energjike.”
13 vite kanë kaluar qëkur Vuthaj ka përfaqësuar për herë të parë Shqipërinë në Miss World dhe Miss Universe, megjithatë vijon të mbetet në formë të shkëlqyer, e bukur si ditën e parë.