Kthehemi mbrapsht në kohë për të gjetur tetë llojet e këpucëve që bënë histori dhe formësuan botën e modë siç e njohim sot.
Takat prej druri
Morën famë në mes të shekullit të XX dhe ishte pikërisht Salvatore Ferragamo që zotëronte shumicën e patentave. Platforma e poshtme ishte e gjitha e bërë nga dru i ngjashëm me atë të tapave të verës, pasi gjatë Luftës së Dytë Botërore, metali i shte më i vështirë për t’u gjendur dhe përdorur. Tetëdhjetë vite më vonë, dhe të tilla këpucë i shohim ende në rrugë.
Koleksioni i Roger Vivier për Dior
Dior luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e botës së modës pas luftës. Dizajnet e Roger Viver i dhanë grave të kohës diçka femërore dhe elegante në të njëjtën kohë. Gjatë viteve ’50, ai prezantoi një sërë modelesh të cilat patën goxha influencë mbi trendet e kohës. Dizajnet e tij përfshinin pak takë, takë të lartë dhe të hollë dhe taban të lakuar pranë thembrës.
Takat nga Ferragamo të Marilyn Monroe
Monroe ishte një ndër fanset më të mëdha të Ferragamo-s, dhe Ferragamo ishte një ndër fansat më të mëdhenj të saj. Ai dizenjoi më shumë se dyzet palë këpucë personalisht për të. Sipas raportimeve të kohës, ecja e saj e lozonjare ishte falë një take tre centimetra më të shkurtër se tjetra.
Platformat
Gjatë viteve ’70, takat me platformë ishin të përshtatshme për çfarëdolloj eventi, qofshin prej druri dhe lëkure, apo teminash dhe cohe. Sipas The Bata Shoe Museum, burrat preferonin stile me taka të eçanta, ndërsa gratë taka të trasha dhe të forta.
Mary Jane
Sipas një studimi historik të këpucëve të grave nga Rachelle Bergstein, këpucët Mary Jane janë perfekte për çdo veshje, qoftë fund shkolle, fustan për mbrëmje apo pantallona dhe sërish duken vajzërore, ngaqë nuk janë shumë të larta apo shumë të ulëta.
Manolo-t e Carrie Bradshaw
Personazhi i Sara Jessica Parker në Sex and the City po formëson shijet e grave nëpër botë edhe sot e kësaj dite. Afeksioni i saj për Manolo-t është mëse i justifikuar, të themi të drejtën, pasi të gjithë janë dashuruar me këpucët e brandit.
Takat pa takë të Lady Gaga-s
Në kohën kur fustanet e mishit dhe perlat në fytyrë ishin diçka normale, takat pa takë nuk na bënin shumë përshtypje. Dizajnet e Alexander McQueen ose Noritaka Tatehana u bënë të famshme dhe edhe pse nuk u veshën nga masat, frymëzuan brande të tjera të mendojnë jashtë kutisë.
Nudet e Christian Louboutin
Është pak herët për ta klasifikuar këpucën nude të Louboutin si histori-bërëse, por ndikimi ka qenë aq i madh, sa mund ta themi me siguri trashëgiminë që do të lërë pas dizajni. Taka qiellgërvishtëse dhe shualli i kuq janë trajta më ikonike e 25 viteve të fundit.