Shumë prej nesh janë përpjekur e stërpërpjekur të rrisin flokët duke provuar çdo mënyrë të mundshme. Jemi kthyer nga interneti, nga këshillat e gjyshes, nga maskat, kemi kthyer sytë nga indianet që shohim nëpër televizor. Cili është sekreti i tyre? Epo, është një maskë e bërë sipas këshillave të gjyshës, të cilën e gjetëm në internet.
Për të bërë maskën duhen tre përbërës lehtësisht të gjendshëm: Vaj të arrës së kokosit, vaj kastori, vitaminë E, gjethe aloe vera dhe dy tasa, një të madh dhe një të vogël. Si fillim do të nisni me përgatitjen e aloe verës. Ndajini gjethet në dysh dhe me ndihmën e një thike, mblidhni xhelin dhe vendoseni gjëkundi. Atë që mbeti në gjethe fërkojeni në gjithë skalpin.
Më pas, në tasin e vogël hidhni një lugë gjelle me vaj kastori, një lugë e gjysmë vaj të arrës së kokosit dhe çajeni kapsulën e vitaminës E për të marrë vajin brenda saj. Në tasin tjetër hidhni ujë të nxehtë dhe mbi të vini tasin me tre vajrat. Mos i fusni vajrat në mikrovalë ose pranë zjarrit sepse marrin flaë menjëherë.
Këtë përbërje merreni me duar dhe masazhojeni butë në skalp për dy deri në tre minuta. Është e rëndësishme të nxisni qarkullimin e gjakut në folikula. Pasi të mbaroni këtë hap, lidhini flokët bisht ose gërshet dhe flini. Të nesërmen në mëngjes, lajini.
Trajtimin mund ta bëni dy ose një herë në javë, për rreth 3 muaj, në varësi të gjatësisë që doni të arrini. Brenda disa larjesh do të shihni rezultate, pasi floku do të jetë më i shëndetshëm, i plotë dhe shkëlqyes.