Arbana dhe Xhemi përveçse janë kolege prej shumë vitesh tashmë, nga të gjithë njihen si miket e ngushta të Top Medias. Moderatoret, përpos kohës që kalojnë bashkë në ambientet e punës, ato zgjedhin të ndajnë me njëra-tjetrën dhe pjesën tjetër të ditës, duke qenë se prej më shumë se 6 vitesh jetojnë në një lagje.
Por mbi të gjitha, ajo që s’mund të të shpëtojë në marrëdhënien e Arbanës dhe Xhemit është sensi i humorit që ato kanë me njëra-tjetrën...dhe nuk kursehen ta ndajnë me gjithë të tjerët.
Për këtë, mjafton t’i hedhësh një sy fotove që vajzat postojnë në llogaritë e tyre të Instagram-it. Së fundmi, ka qenë moderatorja e Big Brother-it ajo që i ka bërë një foto surprizë Xhemit. Pak orë më parë Arbana ka publikuar në llogarinë e saj të Intagram-it, një foto ku duket Xhemi, në kushte shtëpie dhe me një maskë mbi fytyrën e saj.
“Thjesh një moment i zakonshëm në Facetime me Xhemin!” – shkruan Arbana, e cila duket se e ka fotografuar në “pabesi” shoqen e saj.
Të pafundme kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët pyesnin nëse Xhemi është në dijeni për publikimin e kësaj fotoje. Dhe nga përgjigjet që Arbana u ka kthyer fansave duket se, Xhemi nuk e ka patur idenë e ekzistencës së kësaj fotoje.
Me shaka moderatorja thotë se pasi ta shohë, me siguri ajo do ta heqë nga lista e miqve të saj të Instagramit. Të tjerë, kuriozë se cila do të ishte përgjigja e Xhemit, kanë përshëndetur miqësinë e veçantë të vajzave, të cilat herë pas here bëjnë të tilla shakash me njëra-tjetrën.