Metropolitan > High Tech

Fundi i programit të preferuar të fëmijërisë:S’ka më art kur s’ke internet

Pas 32-vitesh, rrezikon të fshihet!

Kush nuk ka kaluar orë e orë të tëra përballë kompjuterit duke u përpjekur të qullosë diçka përpara aplikacionit shumë të preferuar asokohe, “Microsoft Paint”? Por duket se pas plot 32-vitesh, ka ardhur koha t’i themi lamtumirë. Programi ikonik nuk i përmbush kriteret e nevojshme për tu përshtatur me software-t e reja.

Gjigandi i teknologjisë, ka paralajmëruar se me shumë shanse ‘Microsoft Paint’ do të fshihet këtë vjeshtë.

Për herë të parë, programi më i përdorur nga fëmijët është lançuar që prej 1985-ës, që me versionin e Microsoft 1.0 Programi ka qenë lehtësisht i përdorshëm. Mund të prisje, modifikoje imazhe, ngjyrosje dhe vizatoje  gjithçka fantazia donte. Por gjithsesi, opsionet e tij të limituara nuk lejonin modifikimin apo dizenjimin e fotove të komplikuara.

Pavarësisht zhvillimit me hapa gjigandë të tekonologjisë dhe programeve shumë të sofistikuara, ky apikacion, të paktën vitin e kaluar numëronte rreth 100 milion përdorues.

Burimi:CNN

Artikuj të ngjashëm

. .