Dashuri dhe seks > Martesa

Bota ka ndryshuar vërtet! Zyrtarisht, martesa e humbi të vetmen të mirë!

Flickr: Photo Courtesy of Yaisog Bonegnasher

Studimet kanë treguar vazhdimisht se njerëzit e martuar janë më të shëndetshëm se të pamartuarit. Por viteve të fundit, lidhja mes martesës dhe lumturisë duket se po zbehet gjithmonë e më shumë.

Studimi i fundit i “Social Science Quarterly” tregon se në fakt, martesa nuk ndikon më tek lumturia e individit. Dmitry Tumin, autor i studimit dhe kërkues pranë Universitetit të Ohio-s, krahasoi të dhënat shëndetësore të njerëzve që kanë lindur mes viteve 1955 dhe 1984, duke vënë në dukje se ndikimi pozitiv i martesës tek shëndeti është zbehur me kalimin e kohës.

Njerëzit e martuar shfaqeshin të lumtur dhe të shëndetshëm vetëm nëse martesa zgjaste më shumë se 10 vite. Kurse grupi i të martuarve më të rinj nuk duket të shfaqte ndonjë ndryshim si në fillim, ashtu edhe pas njëfarë kohe martesë.

Me lehtësimin e shkëmbimit ndërkulturor, tashmë shumë tabu dhe tradita për martesën po lihen pas. Njerëzit po parapëlqejnë të martohen më vonë, ndërsa të qenit vetëm edhe në një moshë më të madhe po de-stigmatizohet gjithmonë e më shumë.

Megjithatë, sipas Tumin-it, shpjegimi për këtë qëndron tek puna. Marrëdhënia punë-martesë po ndërlikohet e po ndërlikohet.

“Konflikti punë-familje është forcuar dekadave të fundit, ndaj edhe koha që çiftet kalojnë bashkë është zvogëluar.”, shkruhet në artikullin e publikuar, “Përballë shtimit të kërkesave në punë dhe në shtëpi dhe kohës së shkurtër të kaluar bashkë, çiftet e sotme të martuara po e përjetojnë martesën më shumë si një burim konfliktesh dhe stresi, sa si një vend ku ndihesh i mbrojtur dhe i qetë.”

Burimi: "Refinery 29"

Artikuj të ngjashëm

. .