Beauty > Lëkura

Falë kirurgjisë plastike, të gjithë mund të kemi fiksimin e të gjithëve!

Kush nuk i do?

Sa herë keni psherëtirë të mërzitur ‘ahh sikur të kisha dhe unë gropa tek faqet’? Ok mbase nuk keni psherëtirë ndonjëherë, por e keni menduar se Miranda Kerr apo Ariana Grande një pjesë të bukurisë së tyre duhet t’ia atribuojnë patjetër detajit të veçantë në fytyrë, që i bën të duken aq të ëmbla.

Dhe tani falë kirurgjisë plastike, të gjithë mund t’i kemi. Sado e çuditshme dhe mbase pak e frikshme të duket, ajo që deri më tani shkaktohej nga një lidhje e ngushtë e muskujve të fytyrës me lëkurën dhe lindte me njeriun, tani mund të krijohet në mënyrë artificiale nga një kirurg plastik në më pak se gjysmë ore.

Kërkesat për detajin që siç duket harmonizon tiparet e fytyrës, janë 3-fishuar vitet e fundit. Ajo që kirurgët bëjnë për të krijuar gropëzat në faqe, është krijimi i një defekti në muskulin e faqes. Muskuli vendoset nën lëkurë, në mënyrë që gropëzat të mos shihen kur fytyra është e relaksuar.

Por efekti zgjat vetëm dy muaj. Janë të përkohshme dhe shoqërohen me enjtje dhe skuqje. Oh dhe ndonjë deformim që zor se mund të rregullohet. E merrni përsipër rrezikun?

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm

. .