ChanDo Tan ëshët 50 vjeç dhe punon si themelues dhe menaxher i një kompanie që ofron shërbime fotografike në Singapor. Që kur filloi të postonte foto në Instagram, gjithë interneti mbeti gojëhapur nga pamja rinore e ChuanDo.
Përveç se është fotograf profesionist, ai ka punuar dikur si model. Është i fiksuar me palestrën dhe motoja e tij është “Po s’u stërvite, s’quhet punë”. Në një intervistë, është shprehur: “Unë dhe Frey, partneri im në biznes, besojmë se shëndeti është shumë i rëndësishëm dhe të prezanton me shumë mundësi. Si rrjedhojë, në e nisim ditën duke u stërvitur, para se të hamë apo bëjmë ndonjë gjë tjetër. Më pas mund të bëjmë ndonjë set ose takohemi me klientë”.
Fotot e tij u bënë virale pasi një faqe në Kinë i shpërndau dhe sipërmarrësi filloi të fitonte rreth 5000 ndjekës në ditë. Shumica e ndjekësve pranojnë se nuk erdhën në profilin e tij për të parë fotot profesionale, por për të parë atë vetë.