Shëndeti > Health News

Zbulimi më i madh i dekadave të fundit: Vaksina që parandalon diabetin!

Pas shumë studimesh, gati për testimet e fundit!

Vaksina e cila mund të parandalojë tipin 1 të diabetit tek fëmijët, pas shumë dekadash do të jetë gati të fillojë të tesohet klinikisht në 2018-ën.

Në fakt, kjo nuk është një kurë dhe nuk do ta zhdukë plotësisht sindromën, por pritet që kjo vaksinë të forcojë imunitetin e trupit për ta luftuar virusin e gjetur, duke reduktuar kështu numrin e personave me diabet.

Tipi 1 i diabetit (nuk duhet të ngatërrohet me llojet e tjera, të cilat priren të shfaqen tek individët në moshë të madhe) ul aftësinë e trupit për të prodhuar insulinën. Çdo vit, regjistrohen me qindra foshnje në të gjithë botën të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe nëse kjo nuk parandalohet, pritet që numri të vijë duke u shtuar. Por nëse vaksina e rë do t’i kalojë me sukses provat e fundit, me shumë shanse numri do të reduktohet ndjeshëm.

Ekspertët mendojnë se vaksina është shumë efektive dhe mbi të gjitha e sigurtë. Përpos parandalimit të diabetit, ajo ndikon dhe në parandalimin e infeksioneve të tjera shumë të rënda.

Por që gjithë ky zbulim revolucionar të rezultojë i suksesshëm, duhen rreth 8 vite të tjera për të provuar atë ç’ka vaksina mund të bëjë.

Në të gjithë botën vuajnë nga diabeti rreth 20 deri në 40 milion njerëz. Një vaksinë e tillë nuk do ta zhdukë atë por do të jetë një hap shumë i madh për botën e mjekësisë.

Burimi: Science Alert

Artikuj të ngjashëm

. .