Relationships > Dating

Shenja të vogla që tregojnë se ju jeni një çift: Nga ata prej vërteti ama

Ngjarjet e rëndësishme në çdo marrëdhënie janë njësoj: Puthja e parë, hera e parë që flini bashkë, hera e parë që thatë “Të dua,” etj, etj, etj. Në rrugëtimin tuaj si njerëz që po njihen ka një sërë shenjash që tregojnë se ju po bëheni një çift prej vërteti dhe se ju presin vite të bukura bashkë.

1. Porosisni për njëri tjetrin. Kur ti po e pret në lokalin tuaj të preferuar, (ose ai ty), e di ç’të porosisësh për të. E njeh dhe e di që mëngjeseve pi kafe të shkurtër, drekave ujë me gaz dhe darkave verë të kuqe. Nëse kjo s’është dashuri, ç’është.

2. Fatura s’është më problem. Nëse jeni nga ata çiftet që paguajnë secili të vetën, kjo do të ndalojë së ndodhuri. E bëni me radhë. Sot ti, nesër ai. Nëse jeni nga ata çifte ku paguan gjithmonë ai, edhe kjo do të ndryshojë. Sot ti, nesër ai.

3. Dini kodet e celularëve të njëri tjetrit. Jo për të zhbiruar apo shuar dyshimet. Ndodh që celulari i tij është më afër dhe të duhet të bësh një telefonatë emergjente ose duhet të kontrollosh kalendarin në atë sekondë. Punë komoditeti, jo besimi.

4. Nuk i numëroni më takimet. Nuk i quani më takime madje, thjesht është mënyra si kaloni darkat.

5. Rutina para gjumit është e shenjtë. Kur ai fle nga ju (ose anasjelltas), nuk silleni më sikur mjafton të lani sytë dhe dhëmbët për të qenë gati për shtrat. Ja merrni shtruar. Të gjithë hapat e hidratimit, serumet, kremra trupi, një heqje vetullash, pak deodorant dhe gjithë pjesën tjetër të rutinës që nuk ka faqe ta nxërë.

6. Mënyra juaj e preferuar për të kaluar kohën është me njëri tjetrin, në shtëpi, me pizhama. Darkat romantike nën dritën e qirinjve janë një histori e të shkuarës. Pse të lodheni duke u veshur dhe pispillosur kur mund të kaloni ca orë të ëmbla me njëri tjetrin në divan.

7. I kërkoni mendim për rrobat që keni qejf të blini. Ato selfiet në dhomën e provës janë gjëja më intime dhe për këtë s’ka vend për diskutim.

8. Familja e tij (saj) e di që ti ekziston. Edhe pse s’i keni njohur, thjesht ideja që ata e dinë kush je ti është një hap madhor.

9. Gazrat. S’mund t’i mbash për vete gjithë jetën.

Artikuj të ngjashëm