Shëndeti > Health News

Jo që s’bien, por kura e re ndaj kancerit zhduk flokët e thinjur!

Foto Ilustruese
Courtesy of Wikimedia

Mjekët mbetën të çuditur kur panë se kura e re kundër kancerit, u rikthen pigmentin flokëve të thinjur të pacientëve.

Foto Ilustruese
Courtesy of Wikimedia

Ndërsa terapitë kundër kancerit zakonisht shkaktojnë rënien e flokëve, 14 pacientët që provuan trajtimin me ilaçet e reja për përmirësimin e imunitetit panë flokët e thinjur t’u kthehen në ngjyrë gështenjë.

Studimi i kryer nga kërkues spanjollë kishte si qëllim të zbulonte efektet e përdorimit të ilaçeve të reja, për të kuptuar cilat janë të mirat dhe cilat janë efektet anësore të tyre. Por ndër të tjera, u vu re se disa pacientëve në të 70-at po u rikthehej ngjyra e dikurshme e flokëve.

 

Kura e re ndaj kancerit shkakton ripigmentimin e flokeve!

A post shared by Lumi Hodo (@beautyartlumi) on

Fillimisht u mendua se ishin raste të izoluara por pasi i njëjti efekt u vu re edhe tek pacientë të tjerë, shkencëtarët kuptuan se ky ndryshim vjen si pasojë e përdorimit të ilaceve Keytruda, Opvido dhe Tecentriq.

14 nga 52 pacientë me kancer në mushkëri provuan kurën e re vunë re se flokët po u nxiheshin. Por çuditërisht, tek një eksperiment i mëparshëm me pacientët me kancer lëkure (melanoma) pati një efekt tjetër, duke shkaktuar rënien e flokëve.

Në këtë studim të fundit, u vunë re përmirësime tek pacientët që vuajnë nga kanceri në mushkëri. Sipas kërkuesve, fakti që sjell ripigmentimin e flokëve është një tregues që kura funksionon. Megjithatë, ata vijojnë ta testojnë, për të kuptuar nëse ishte thjesht një rastësi.

Burimi: “Metro UK”

Artikuj të ngjashëm

. .