Metropolitan > Shkencë

E pazakontë: Fetusi kapet mat duke u masturbuar në barkun e nënës!

Ngjarja e pazakontë habit shkencëtarët.

Disa imazhe me ultrasound kanë treguar së fundmi atë që duket si një fetus mashkull duke u masturbuar brenda në barkun e nënës. Sipas dy studiuesve spanjollë, skaneri i fetusit 32-javësh tregon ‘sjellje seksuale të qarta’ me gishtat e mbledhur rreth gjenitaleve të tij.

Megjithatë një ekspert izraelit është i mendimit se studiuesit kanë bërë ‘një gabim të madh’ duke ngatërruar gishtin tregues të fetusit me penisin.

Vëzhguesit spanjollë janë të sigurt për atë që thonë, pasi qëndruan më shumë se 30 minuta duke studiuar lëvizjet e fetusit dhe një skuadër mjekësh gjithashtu konfirmojnë se bëhet fjalë për një fetus që masturbohet.

Një tjetër rast i ngjashëm është regjistruar në 1996-n, kur dy doktorë italianë thanë se fetusi femër 32-javësh, ‘po prekte klitorin me dorën e djathtë’.

Në letrën e tyre dërguar gazetës amerikane të obstetrikës dhe gjinekologjisë, shkruhej se fetusi ndërmori këtë veprim për 20 minuta, para se të përjetonte kontraktime të shpejta muskujsh dhe pastaj shfaqej i relaksuar dhe i qetë.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm

. .