Moda > How to wear

Kthehuni në supermodele pasarelash e kopertinash me 1 kanotjere të bardhë

Përpara se të thoni se është si pizhamë ose për të ndenjur në shtëpi, hidhini një sy modeleve të atëhershme dhe tanishme.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Verat në vend janë përvëluese dhe të gjithë e dimë si nis, vazhdon dhe përfundon një ditë tipike korriku. Në momëntin që del në diell, ndihesh sikur je futur në sauna, nis të djersitesh, flokët të ngjisin në qafë dhe për pak minuta bluzja do të bëhet qull.

Zgjidhja më e pamundimtë në të tilla situata ëshët diçka që të gjithë e kemi në garderobë. Për të mos thënë që kemi disa. Njihuni me kanotjeren e bardhë. Përpara se të thoni se është si pizhamë ose për të ndenjur në shtëpi, hidhini një sy modeleve të atëhershme dhe tanishme.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Duke nisur me Claudia Schiffer në botimin e Vogue, janar 1992. Ajo veshi një kanotjere të bardhë, thë thjeshtë nga Ripcosa. Naomi Campbell sfiloi për Complice në po të njëjtin vit me një kanotjere të bardhe dhe fund me bel të lartë. Cindy Crawford u stilua me xhinse të shkurtra dhe një kanotjere të bardhë gjatë reklamës së Pepsi-t.

Cindy Crawford

Të njëjtën gjë po shohim çdo herë e më shpesh në sfilatat dhe koleksionet e kohës. Saint Laurent përfshiu një kanotjere të bardhë të tejdukshme në koleksionin e Pranverë 2017. Nga ai moment kompani të tjera veshjesh u frymëzuan, si Theory 2.0 në foto, dhe pasuruan katalogët e tyre me kanotjeren ikonike.

Saint Laurent në të majtë, Theory 2.0 në të djathtë

Për ta sjellë më pranë nesh, figura me emër të modës momentale e veshin në rrugë. Bella Hadid bëri bujë pak ditë më parë me flokët e saj të sapoprere dhe kanotjeren e bardhë të shkurtër. Me pak fjalë, të dukesh bukur është më e thjeshtë se më parë. Komoditeti është kryefjala e kësaj vere dhe duhet shfrytëzuar sa mundemi. Visheni me pantallona serioze për në zyrë, me fund të ngushtë për në darkë, thjesht xhinse gjatë ditës ose kombinojeni me kilota të lehta ose ç’pantallon të preferoni.

Artikuj të ngjashëm

. .