Tyga dhe Kylie janë histori e përfunduar. I shihnim kudo, në Snapchat-in dhe Instagramin e Kylie-t, në rrugë, në kopertina revistash, në episodet e reality show-t “Keeping up with the Kardashians”, por romanca e shumëpërfolur e të dyve ka marrë fund njëherë e mirë dhe për ta provuar këtë Tyga ka treguar gjithçka i ftuar në emisionin radiofonik ‘The Breakfast Club’.
Nëse mendonit se reperi ka hatërmbetje me 19-vjeçaren, apo të dashurin e saj të ri Travis Scott gaboheni. Në fakt Tyga tregon se para se Kylie të frekuentohej me reperin tjetër, ata kishin 7 muaj të ndarë. Por arsyeja e vërtetë e ndarjes së të dyve ishte fakti se ishin në faza të ndryshme të jetës dhe kishin prioritete të ndryshme.
“Kam dashuri për të, por nuk jam i dashuruar. Kur je me dikë vitin e parë është magjik, pastaj nis të kuptosh një tufë me gjepura,” tregon Tyga. Ndryshimet e tyre lidheshin me diferencën në moshë dhe me mënyrën si menaxhonin famën.
“Mendoj se faktori kryesor ishin njerëzit, kaq shumë ndikime nga jashtë dhe ajo është më e re se unë, duhet të përballet me perceptimet. Unë jam më i madh prandaj mund t’i përballoj perceptimet. Por për të, të rritesh siç është rritur ajo, imazhi dhe përshtypjet që le janë gjithçka.”
Një tjetër problem i Kylie-t sipas Tyga-s ishte fakti që duhet patjetër të publikonte çdo gjë në rrjete sociale, ndërkohë që reperit i pëlqente të ishte më i rezervuar dhe ‘misterioz’. “Por ajo kështu i bëri paratë e saj,” shprehet reperi sërish pa i mbajtur mëri ish-të dashurës së tij.
Por të dy nuk do të kthehen më kurrë. “Kur ishte mirë, ishte mirë, por kur ishte keq, ishte shumë keq.” Tyga në intervistën e tij tregoi dhe ballafaqimin me Rob pasi mësoi se vëllai i të dashurës së tij është lidhur dhe pret një fëmijë nga mamaja e djalit të tij. Ai e kishte mësuar nga interneti, si gjithë të tjerët.
“I thashë ç’loje i kishte hyrë. I thashë me çfarë do t’i duhej të merrej. ‘Unë isha me të për 3-4 vjet, ja çfarë të pret!’
Burimi: Marie Claire