Beauty > Flokët

Flokë të mërzitshëm? 5 tonalitete vjeshte që mund t’i bëni që tani

Zakonisht gjatë verës të gjithë na këshillojnë të çelim nuancën ekzistuese, ose të bëjmë ca fije dhe të mjaftohemi me aq. S’kemi pse durojmë më flokë të mërzitshëm që i kanë të gjithë. Ju këshillojmë gjashtë tonalitete vjeshte që mund t’i bëni që në mes të korrikut.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Të ngrohtë si dielli
Që tonalitetet e vjeshtës të përshtaten me verën, tentoni drejt ngjyrave që janë bjonde në brune. Mendoni për flokët e Gigi Hadid-it. Mendoni për fije të ëmbla si gjethet e vjeshtës.

 

A post shared by @vip_screenshots on

E kuqe e thellë
Mund të zgjidhni rrugën e mesme dhe t’i lyeni flokët një të kuqe të thellë si Emma Stone. Është e lehtë të kaloni në këtë ngjyrë nëse jeni brune dhe doni t’i jepni pak ngjyrë jetës tuaj. Kërkojini parukieres për tone të ngrohta kanelle.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Çokollatë e lehtë
Teksa trupi i Gald Gadot frymëzoi shumë t’u drejtoheshin palestrave, flokët e saj frymëzuan shumë të tjerë t’i drejtoheshin salloneve.  Flokët e saj në kafe të errët janë mëse të lehtë për t’u arritur dhe s’kërkojnë aspak mund për t’u mirëmbajtur. Çokollata e lehtë vjen në disa nuanca, kështu që zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë me lëkurën dhe sytë.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Si akullore
Nëse po kërkoni diçka që s’e kanë të gjithë, zgjidhni ngjyrat e buta pastel. Trendet po i risjellin çdo e herë e më shumë në modë. Pastelet janë të guximshme, bien në sy dhe s’mund të jeni më unike se kaq.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Gri e metaltë
Tani është momenti për të konsideruar nëse doni të “thinjeni” përpara kohe. Gjithnjë e më shumë po shohim nuanca nga gri e errët në platin të metaltë. Çdo tonalitet grije është i kohës dhe modern.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Fije të vockla
Ndryshe të quajtura “baby lights”, fijet e imëta një tonalitet më të çelët se floku, e ndriçojnë gjithë pamjen dhe bëjnë diferencën. Ngjajnë më natyrale dhe ngjyra nuk bëhet kurrë e mërzitshme.

Artikuj të ngjashëm

. .