Beauty > Make-Up

S’ua merr mendja ku po i lajnë njerëzit furçat e makeup-it!

Larja e furçave të makeup-it është tejet e rëndësishme, por në lavatriçe..?

Por sipas disa njerëzve në Twitter dhe në rrjete të tjera sociale, larja e furçave në lavatriçe funksionon për mrekulli.

“Larja e furçave të makeup-it në lavatriçe ishte zgjidhja më e mirë që kam bërë deri më tani, duken fringo të reja”, shkruan një vajzë në Twitter.

Nëse po vrisni mendjen si ia bëjnë, sipas disa të apasionuarave të makeup-it në Twitter, duhet të veprojmë njësoj si me atletet.

“S’më besohet! Pakëz vaj dhe i futa furçat e makeup-it brenda një këllëfi jasteku, i lava në lavatriçe për gjysmë ore dhe kur i nxora, dukeshin fringo të reja.”

Sipas “The Mirror” duhet të kemi kujdes: temperatura e ujit duhet të jetë e ulët, përndryshe mund të prishen fijet dhe të shkrihet ngjitësi.

Dhe për njerëzit përtacë, që nuk duan t’i “ndyjnë duart” është zgjidhja e përsosur. Sepse sipas statistikave, 60% e grave i pastrojnë furçat e grimit një herë në muaj. Më mirë me lavatriçe, se asgjë, apo jo?

Artikuj të ngjashëm

. .