Moda > How to wear

8 kombinime të thjeshta që do t’ju shpëtojnë gjatë gjithë verës

Është kaq vapë dhe një fustan pambuku kombinuar me sandale ose një palë atlete na duken si zgjidhja ideale në ditët e nxehta.  Por pastaj, kur sapo kemi mbaruar punë dhe  vjen ajo ftesa e paplanifikuar  për të pirë diçka veshja e mëngjesit kthehet në problem. Për ta shmangur këtë ekzistojnë disa kombinime që përveçse janë të freskëta dhe i përshtaten çdo ambienti do t’ju bëjnë të dukeni me super stil.

Kombinoni ngjyrat e çelëta të verës me ngjyra akoma më të çelëta. Guxoni, është verë!
Kur përtoni dhe doni thjesht të vishni bluzen e bardhë me një palë xhinse, vëthët do t’ju japin një tjetër pamje. Do të dukeni shik, me stil dhe gjithsesi do të jeni rehat.
Nuk hiqni dot nga veshjet e zeza? Ok ju kuptojmë, por mund ta thyeni me një palë syze me ngjyrë të ndezur. Vëmendja është e sigurtë.
Nëse mbajtja e një çante iu bën ta ndjeni edhe më shumë vapën, mund të përdorni kuletat e vogla të dorës duke i lidhur në belin tuaj. Do t’i bëni vetes një nder të madh.
Guxoni me veshje të kundërta. Kush tha që një t-shirt sportiv nuk shkon me pantallona të gjera me motive?
Një çantë kashte këtë sezon, ndryshon krejtësisht veshjen tuaj. Përveçse është trendi i kësaj vere, me të do të dukeni gjithmonë pranverore.
Një fustan i bardhë pranveror kombinuar me një palë sandale minimaliste. Thjesht, pastër, bukur!
Një fustan mëndafshi nuk duhet të mungojë në garderobën e verës. Përveçse s’mund të dukeni ndryshe përveçse sensuale dhe me klas, është lehtësisht i kombinueshëm.

Burimi: Elle

Artikuj të ngjashëm

. .