Si jetojmë > Out and About

Sapo zbulova në Tiranë 'Ben & Jerry's' dhe ushqimet më të mira në botë

Unë nuk kam ndonjë “tangërllëk” ushqimor, por ama kam një “tangërllëk’ kur vjen puna tek mirëqenia ime dhe e familjes sime. Përderisa ushqimi është energjia, motorri i trupit dhe trurit tim dhe i fëmijëve të mi, nuk e quaj aspak “ekstravagancë” të kërkoj më të mirën për familjen time, edhe nëse ajo do të më kushtonte pak më shtrenjtë.

Kam udhëtuar e kam provuar nëpër botë (kryesisht në Amerikë) aq shumë lloj ushqimesh, supermarketesh, restorantesh sa për të kuptuar që ngado të shkosh, ka produkte për masën, por ka edhe produkte më të rafinuara të cilësisë më të lartë që në çdo menu nga Nju Jorku deri në Tiranë, do të qëndronin gjithmonë në “Crème de la crème” të industrisë ushqimore.

Pikërisht këtë “Crème de la crème” e kam pasur të vështirë ta gjeja në Tiranë. Më kujtohet kur për të realizuar një recetë franceze, më duhej të bridhja në tre vende të ndryshme, për të gjetur salcën e duhur Dijon (dhe më në fund u përshtata me zgjedhjen e dytë).

Disa vite më parë, kur sapo isha kthyer nga SHBA, m’u desh të hyja mik tek një i njohuri im, për një salcë BBQ specifike që ai e gjeti tek dyqanet pranë KFOR-it të Kosovës.

Herë pas here kur shkëmbej biseda me miqtë e mi që kanë jetuar jashtë ose janë të huaj e jetojnë këtu, gjithmonë kemi “qarë hallet” se këtu mungon një dyqan specifik me markat superiore të ushqimeve që janë aq të aksesueshme në Europë apo në Amerikë. Marka që nuk garantojnë vetëm një shije të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha një cilësi të pakrahasueshme me produktet e masës.

Rruga nga zyrat e Anabel për në shtëpi tek sheshi “Wilson” kalon çdo ditë nga një supermarket, emri i së cilës më ka joshur të hyjë që ditën e parë që e kam ndeshur. Quhet “Baronesha” dhe është përballë shkollës “Edit Durham”.

Fillimisht, duke parë që këtij emri  I ishte bashkangjitur edhe stema e kompanisë së njohur të përpunimit të mishit, KMY, mendova se do të ishte një dyqan vetëm me produkte mishi. Derisa një ditë, shoh rastësisht në Instagram një mikeshën time që kishte postuar një foto duke ngrënë nga një kuti akulloreje Häagen-Dazs.

U habita! Ku dreqin e kishte gjetur në Tiranë ajo akulloren më të famshme të botës, se do të ishte e çuditshme që ta kishte ngarkuar vetë në valixhe! E pyes dhe më tregon për Baroneshën. Po, po, Baroneshën që unë e “takoja” me sy çdo ditë.

Të nesërmen nuk durova, por shkova sapo u hap në mëngjes! Gjëja e parë që më erdhi të thoja me zë të lartë, duke shëtitur në këtë supermarket ishte :” Po si u kujtuat kaq vonë!”

Baronesha, ishte gjithçka çfarë kam kërkuar e çfarë doja nga një supermarket në Shqipëri. Në fakt “Baronesha” ishte gjithçka çfarë kam gjetur në dyqane në qendër të Parisit, Londrës apo Nju Jorkut. “Baronesha”, mund të ishte kudo, sepse produktet brenda saj janë ato të markave më të famshme dhe më cilësore në botë.

Häagen- Dasz thashë unë?! Ajo ishte vetëm një! Por kishte edhe “Ben & Jerry’s”! Rrëmbeva dy kuti me  shijen e akullores “Cookie-Dough” që ka çmendur botën! Unë nuk dija nga të shkoja më parë. Madje edhe paketimet ndryshonin! Ato ishin më të bukura, më shkëlqyese! Sepse të gjitha ishin prodhime për tregun perëndimor dhe vinin direkt nga Anglia, Italia, Amerika, Gjermania etj.

U hodha nga gëzimi kur pashë edhe një shumëllojshmëri drithërash për mëngjeset e fëmijëve, duke përfshirë edhe të famshmet “Quaker Oats.” Për të mos folur për produktet organike, pa vaj palme, pa shtesa, marka të famshme si “Meridian” apo “Biona Organic.”

Rrëmbeva tre kavanozë me “Original Coconut Bliss”, instiktivisht siç bëra herën e fundit kur isha në Vienë, pastaj u kujtova që jam në Tiranë dhe mund të rikthehesha sa herë të doja – 30 m larg zyrës sime në Bllok - për të blerë e ri-blerë të gjitha këto ushqime të mira.

Siç bëja dikur me aq lehtësi dhe me aq qejf jashtë Shqipërisë.

Dhe siç duhet të bëni të gjithë ju që keni jetuar për një kohë të gjatë nëpër Europë e Amerikë dhe si unë, kishit mall për këto marka premium, që deri më sot nuk ekzistonin këtu tek ne.

Siç thashë edhe më sipër, unë nuk kam “tangërllëk” ushqimor. Unë mund të ha edhe salmon për mëngjes e ta shoqëroj me shampanjë (Po të më jepej mundësia kuptohemi), por do kënaqesha shumë edhe me një tas me drithëra apo një fetë buke me reçel.

Por me kalimin e viteve,  gjithmonë e më shumë  po bëhem ekstremisht skrupuloze  ndaj ushqimeve që fus në trup.

Ndaj kur hyra tek “Baronesha” dhe pashë se çfarë emrash premium botërorë kishin marrë, e lashë mënjanë kontrollin dhe “skepticizmin” dhe për herë të parë, gjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri, thjesht bëra blerje, e qetë dhe e sigurt, mes “crème de la crème” të botës!

Ja disa nga markat që mund të gjeni në supermarketin premium "Baronesha": 

Makarona "Delverde" dhe makarona "Rummo"

Oriz "Uncle Ben’s"

Produkte të markës "Meridian"

Produkte Bio marka "Biogreno"

Produkte Vegane marka "Veganleben"

Produkte organike marka "Biona"

Mjalte "Rowse"

Çaj "Twinnings"

Ushqime per femije "Cow & Gate" dhe ushqime per femije "Heinz"

Cornflakes & drithera "Quaker"

Pelena "Huggies"

Akullore "Ben & Jerrys" & akullore "Häagen Dazs"

Birra "Guinness" 

Çokollata "Cadbury"

Ujë "Vittel" dhe "Mont Blanc"

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm

. .