Anabel Mama > Femije

Fëmijë të pastër si bora? Për të mirën e tyre, lërini të luajnë në baltë

Dëmet që u shkaktoni të vegjële tuaj duke i larë e stërlarë.

Të gjithë prindërit janë mëse të dhënë pas pastërtisë dhe higjienës së fëmijëve të tyre. Gjithsesi, pak e dinë se sterilizimi i tepërt i ambientit ku rrinë dhe luajnë fëmijët, është një veprim i dëmshëm për shëndetin e të vegjëlve. Ekspozimi i fëmijëve ndaj baktereve dhe mikrobeve sjell që ata të kenë një sistem imunitar më të fortë dhe aktiv kur të rriten.

Një studim nga Prof Gilbert pohon pikërisht këtë. Sipas tij: “Sterilizimi i shtëpisë sikur të jetë një spital mund të jetë shkaktar i një sistemi imunitar të dobët dhe mund të sjellë sëmundje si alergji, astmë ose probleme neuro-zhvillimore. Adoptoni një qen nga rruga, lërini të hanë ushqim në tokë, të luajnë në dhe. Dheu është gjë e mirë”.

Në studim Gilbert zbuloi se paraardhësit tanë kishin sisteme imunitare më të fuqishme sepse ishin më pak të fiksuar se brezat e sotëm me pastërtinë apo të qënit sterilë. Këshillat e tij për të gjitha nënat përfshijnë mospërdorimin e solucioneve antibakterialë, konsumimin e ushqimeve të fermentuara, si kosi, djathi ose turshitë dhe të mos e kenë problem nëse një copë ushqimi bie në tokë.

Artikuj të ngjashëm