Si jetojmë > Out and About

Kur klientët VIP kërkojnë më shumë: Rrëfehen striptistet e plazheve në jug

Në Brazil është pornostar, në Shqipëri mund të bëjë plot para vetëm duke bërë striptizëm.

Paola, një prej 7 striptisteve në një prej club-eve të natës në Himarë, ka gjetur në Shqipëri klientët më dorëlëshuar, që i lënë bakshishe vërtet të majme. Ajo dha një intervistë topless për Eni Shehun, duke treguar se kur janë për pushime, shqiptarët e hedhin lekun pa ju dhembsur për kërcimtaret e zhveshura.

“Në Shqipëri janë dorëlëshuar për vajzat që bëjnë striptizëm.”, u shpreh ajo për “ABC News”.

Kurse një vajzë tjetër, një 20-vjeçare anonime, mjeshtre e twerking-ut, tregoi se ndër klientët e saj të preferuar janë edhe personazhe të njohur për publikun shqiptar. Ajo tha për “Edicionin veror” se bën shumë para me twerking dhe se merr bakshishe deri në 500 euro.

“Vijnë edhe klientë të njohur, klientë VIP. Ka plot prej tyre por, s’mund të them emra. Bakshishi më i madh që kam marrë është 500 euro. Nuk është e lehtë të harrohet fytyra e atij që të jep 500 euro për një kërcim. Madje ka edhe politikanë që kërkojnë ta shijojnë jetën e natës.”, shprehet 20-vjeçarja në specialen që do të transmetohet të premten në “ABC News”.

Për 50 euro, klientët mund të kenë një performancë personale zhveshjeje, në një dhomë të veçuar. Por nëse dikush kërkon diçka më shumë, del “fishek” nga dhoma, siç tregon 20-vjeçarja. Nëse situata përkeqësohet, truprojat janë gjithmonë aty për të mos i lënë vajzat të preken më shumë se ç’duhet.

E megjithatë, një punë në lëvizje që nis në orën 10 të natës e përfundon në orët e para të mëngjesit, nuk ka si të mos jetë shumë e lodhshme. Një punë që të jep bakshishe 500 euroshe, nuk ka si të jetë e thjeshtë si të zbërthesh sutjenat.

Artikuj të ngjashëm

. .