Beauty > Vip Vanity

Me vrap tek parukierja: Bella sapo na tregoi prerjen e momentit

Dhe është kaq e freskët!

Prerja e flokëve deri tek shpatullat ka qenë dhe mbetet një ndër modelet më të preferuara të verës. Bella Hadid, e ka çuar në një tjetër nivel, duke eksperimentuar në gjatësi të ndryshme, stilime të shumëllojshme dhe aksesorë plot.

E stiloi me një gjysmë bisht kali, gërsheta kurriz-peshku, baluke të lëpira, krehje glamoroze për tapet të kuq dhe thjesht të lara dhe të thara. Është e vështirë të mendosh që një prerje kaq e shkurtër, të ofron kaq shumë vend për stilim.

Për më tepër, është një prerje e freskët që nuk të vapos gjatë ditëve përvëluese në Tiranë dhe është diçka e re, ndryshe nga gjithë flokët kilometrikë që shohim kudo.

Artikuj të ngjashëm