Zakonisht trendet e flokëve vinë për të qendruar një sezon apo dhe pak më gjatë dhe më pas, si çdo gjë tjetër kthehen në një kujtim të së shkuarës. Por vitet e fundit, duket se vajzat po u qendrojnë besnike ombré-ve. Nuancat e flokëve bjondë po preferohen gjithnjë e më tepër, aq sa duket se ky trend nuk do të vdesë kurrë. Ja cilat janë disa nga ombré-t më të famshme, që gjithashtu janë perfekte për sezonin e verës.
Me flokët deri në supe, rrënja kafe që vazhdon të çelet me gjatësinë , s’mund t’ju tregojë ndryshe përveçse të ëmbla.
Këto flokë kanë gjithçka. Ngjyra s’do t’ju mërzitet kurrë, gjatësia është komode dhe mbi të gjitha e pamundimshme!
Bjonde klasike në flokë të dallgëzuara. Perfekte si në plazh ashtu dhe në një super event.
Rrënjë e errët pasuar nga një miks tonalitetesh.
Ombre pa linja të errëta. Ngjyra vjen duke u hapur në harmoni me rrënjën.
E verdha klasike me një gjatësi të tillë gjithmonë do të japë si rezultat portretin e sigurtë, të egër dhe plot sharm.
Burimi: Elle