Beauty > Lëkura

Pikat e zeza në hundë: Ç’duhet të dini para se t'i hiqni qafe

Në konsultim me një dermatologe, ja gjithë gjërat që duhet të dini përpara se t’i hiqni qafe me maskat e famshme ose me shirita ngjitës për poret.

Kohët e fundit, në mbarë internetin po shihm gjithnjë e më shumë nga ato maskat e zeza. I vë në hundë, i lë të thahen dhe kur i heq, lëkura e vdekur dhe pikat e zeza janë larguar nga fytyra juaj. Duket shumë e thjeshtë për të qenë e vërtetë.

Në konsultim me një dermatologe, ja gjithë gjërat që duhet të dini përpara se t’i hiqni qafe me maskat e famshme ose me shirita ngjitës për poret.

Është e vërtetë që maskat e zeza dhe shiritat ngjitës largojnë nga fytyra një pjesë të mirë të papastërtive, yndyrës dhe lëkurës së vdekur. Ama, tërheqin vetëm një pjesë shumë sipërfaqësore. Që do të thotë se nuk i pastrojnë realisht poret tuaja.

Nuk do të zvogëlojnë madhësinë e poreve dhe nuk do të parandalojnë pikat e zeza të formohen në të ardhmen. Me pak fjalë, nuk janë të dobishme në afatgjatë, pasi çdo papastërti që largoni nga fytyra me maska ose shirita, do të zërë vend sërish brenda 24 ose 48 orëve.

Nëse kërkoni një pastrim më të thellë dhe më afatgjatë, duhet të përdorni produkte të tjera si, eksfoliatorë kimikë, retinole dhe retinoide. Këto përbërje nuk janë të këshillueshme të përdoren në kushte shtëpie dhe është mirë t’i drejtoheni një klinike dermatologjie për të tilla trajtime të thella.

Sidoqoftë, shiritat dhe maskat nuk e dëmtojnë lëkurën tuaj dhe nuk shkaktojnë dëme serioze. Për sa kohë i përdorni sipas udhëzimeve dhe jo më shpesh se një herë në javë. Mos i lini më shumë se ç’duhet në lëkurë dhe lajeni fytyrën mirë pas përdorimit.

Artikuj të ngjashëm