Dashuri dhe seks > Dating

Kur të lexoni ç'taktikë përdorin manipuluesit, do të dyshoni tek i dashuri

Flickr: Photo Courtesy of Zorah Olivia

Nëse keni bërë një debat me partnerin, ku ai ka ndryshuar krejtësisht fjalët që i keni thënë dhe që sipas tij e kanë mërzitur, me siguri po ju manipulonte.  Kjo taktikë, ku njëri partner e bën tjetrin të dyshojë tek vetja dhe të ndihet në faj quhet shplarje truri.

Nuk është faji juaj: askush nuk ka kujtesë të përsosur dhe këtë, një partner manipulativ mund ta përdorë në avantazhin e tij. Ju mund t’ju kujtohet se i keni thënë “natën e mirë” në telefon, por ai do t’ju bëjë të besoni se ia fikët telefonin në fytyrë dhe të bëjë një goxha sherr.

Psikologia dhe terapistja Perpetua Neo shpjegoi për “Business Insider” se taktika e shplarjes së trurit ndodh kur dikush “ndërhyn në perceptimin tënd mbi realitetin për të të manipuluar, duke të shkaktuar mosbesim tek vetja, në mënyrë që t’i besosh atij.” Si një marionetë.

Është metoda nr. 1 e partnerëve abuzues, të cilët krijojnë marrëdhënie në të cilat e manipulojnë tjetrin sipas dëshirës, pa e kuptuar ai. Praktikisht, mund ta gjesh veten duke fshirë numrat e ish-ëve nga telefoni, madje edhe  të shoqeve apo shokëve më të ngushtë, sepse për ndonjë arsye atij nuk i pëlqejnë.

Mund të duket e pabesueshme që dikush të të hipnotizojë në këtë lloj mënyre, por në një lidhje kjo ndodh në mënyrë aq graduale dhe të ngadaltë, sa partneri i ndikuar nis të besojë se vërtet dëshiron të mos shoqërohet më shokun e vet të ngushtë, sepse nis ta shikojë negativisht me syrin e parterit ndikues.

Asnjë partner që ju vlerëson vërtet për atë çfarë jeni nuk ka për qëllim t’ju shkëpusë nga gjërat që u pëlqejnë. Hidhni një sy prapa dhe vini në barazpeshë çfarë keni ndryshuar dhe çfarë jo. Nëse që kur jeni lidhur me partnerin tuaj, keni braktisur gjërat që më parë ju shijonin aq shumë, largohuni sa jeni në kohë.

Artikuj të ngjashëm

. .