Metropolitan > High Tech

Kujdes! Opsioni më i ri i WhatsApp-it s’është aq i ëmbël sa tingëllon

Është i rrezikshëm!

Aplikacioni juaj i preferuar i komunikimit ka ardhur me të tjera risi, që mund të jenë sa ndihmuese, aq edhe të rrezikshme. Nëse jeni përdorues iPhone mund të përdorni WhatsApp-in për të shpërndarë çdo material, për sa kohë nuk i kalon 100 MB. Deri më sot mund të ndanit vetëm dokumenta PDF.

Opsionet e reja do t’ju hyjnë shumë në punë, aq më tepër nëse komunikoni me kolegët tuaj nëpërmjet WhatsApp-it, por diçka e tillë ju ekspozon më shumë ndaj kriminelëve kibernetikë. Duke qenë se kushdo mund t’ju shkruajë në WhatsApp, mund t’ju dërgojnë viruse në formën e këtyre materialeve dhe me një të shkarkuar mund të rrezikoni gjithë privatësinë dhe materialet në telefonin tuaj.

Gjithçka duhet të bëni në të tilla raste është të bllokoni kontaktin dhe në asnjë mënyrë të shkarkoni materialin e dërguar. iOS-i i ri vjen edhe me një format të ri të të parit të fotove në formë karuseli dhe ju jep mundësi të mbani bisedat tuaja më të rëndësishme në krye, kështu shmangni ato të bezdisshmet që nuk është se ju interesojnë.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm

. .