U mësuam ta shikojmë bjonde, por Majlinda Bregu iu kthye një ngjyre më natyrale.
Politikania zëvendësoi ombret me bazë ngjyrë mjalti me ombre me më shumë kontrast, duke ruajtur fijet bjonde dhe duke e bërë rrënjën më të errët.
Bregu postoi sot një foto nga plazhi, ku dallohet ngjyra e re e flokëve, më afër natyrales.
Më parë, Bregu i mbante flokët në tonalitetet e gështenjës, me fije më të çelëta. Kohëve të fundit, eksperimentoi me tonalitete më të çelëta.