Moda > Celebrity Style

Qese? Ju bëjnë sytë sepse fustani i Kim-it sapo vulosi trendin e momentit

Fustanet lakuriqe sapo u kthyen në një veshje që duhet pasur patjetër në garderobë.

Me zgjedhjen e fundit të Kim-it, u vulos trendi se fustanet lakuriqe janë gjëja më në zë e momentit. Ajo u fotografua veshur me një fustan të tejdukshëm plastik, të cilin e kombinoi me mbathje nude dhe një pardesy gri.

 

Kim out in Calabasas on Thursday (July 13) #KimKardashian

A post shared by Kim Kardashian Army (@kimkardashianarmy) on

Më herët, ajo është parë shpesh me reçipeta të tejdukshme, me çizme tërësisht plastike dhe po të njëjtën gjë kanë bërë motrat e saj apo edhe supermodele si Bella Hadid.

 

AmFar 🕊🥂💫

A post shared by Bella Hadid (@bellahadid) on

Kendall veshi një fustan zbulues të zi gjatë ceremonisë së Met Gala nga Versace, ndërsa Bella zgjodhi një krijim të akullt nga Ralph & Russo gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Khloe nga ana tjetër, preferoi një fustan madhështor nga koleksioni i Yousef Aljasmi, i mbuluar me gurë të çmuar dhe kombinuar me peliçe.

 

cheeks were just out last night

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

Plastikën e kemi parë edhe në xhinse ose xhaketa dhe mund të themi gojëplotë se është trend i momentit e se do ta shohim çdo ditë e më shpesh në rrugë.

Artikuj të ngjashëm